Një orë para nisjes së seancës plenare, Berisha thirrje qytetarëve: Mblidhuni në protestë para Kuvendit, të revoltohemi kundër dhunimit

Një orë para nisjes së seancës plenare, Berisha thirrje qytetarëve: Mblidhuni në protestë para Kuvendit, të revoltohemi kundër dhunimit

1676301052_bero.JPG

Vetëm një orë para nisjes së seancës plenare të Kuvendit dhe njëkohësisht të protestës së paralajmëruar nga opozita, Sali Berisha në një deklaratë nga selia blu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në atë që ai e quajti revoltë.

Duke përsëritur akuzat e tij për çështjen McGonigal, ish kryeministri tha se deputetëve të opozitës të cilët përfaqësojnë vullnetin e 750 mijë zgjedhësve, nuk u jepej e drejta për të ngritur një komision hetimor parlamentar.

“Kjo protestë që shënon vazhdimin e revolucionit demokratike, ka për qëllim madhor ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit.   750 mijë zgjedhës shqiptarë me datën 25 prill votuan partitë opozitare. Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve, trajtohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste. Përfaqësuesit e këtyre qytetarëve që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, u mohohet e drejta e fjalësa dhe nuk lejohen të formojnë komisionet hetimore parlamentare si një institucion themelor për të bërë transparencë. Super skandali Rama-McGonigal, ka tronditur opinionin publik në SHBA, në Europë dhe Shqipëri. Në këtë superskandal, dosja shqiptare është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zbardhjen e të vërtetave rreth këtij skandali, Kjo dosje është historiku i kuptimit të kryezbuluesit të FBI-së, pagesës së tij si vrasës për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Pasojat, e këtij korruptimi, janë të shumëfishta. Kongresi i SHBA-ve po heton dhe ne kemi besim në hetimin e tij. Por është detyrë emergjente e parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Tiranës në këtë superskandal. Parlamenti nuk mund të ketë asnjë agjendë tjetër veçse hetimin e skandalit Rama-McGonigal. Qytetarë, zëri juaj dhe prania juaj ka një rëndësi vendimtare për demokracinë në Shqipëri që sot është shndërruar në fiktivitet. Por duhet që secili të rezistojë, të bashkohen me forcat e tyre për t’i dhënë përgjigjien e merituar këtij regjimi”-tha Berisha.

Ai ironizioi edhe videon e postuar nga kryeministri Edi Rama në facebook, ditën e protestës së 11 shkurtit, duke thënë se ishte një video e regjistruar kohë më parë.

“Ata që u strukën në vrimën e miut, në datën 11 shkurt, që postuan video të regjistruara kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut dhe tallen me qytetarët. Tallen me protestën e tyre të jashtëzakonshme, ky është morali i tyre dhe karatkeri i tyre. Sot në orën 17:00 iu ftoj të gjithëve para parlamentit të dëgjohet zëri juaj, në sallë dhe jashtë saj”-përfundoi Berisha.


Lajmi kryesor:

Pak protestues para Kuvendit, disa tentojnë të çajnë kordonin policor! Berisha kërcënon: Gati të futen në sallë, janë heronj, të enjten sërish këtu


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja