Një përgjigje për këta sy
Ndoshta do të jetë fotoja e parë dhe e fundit ku shoh sytë e Megi Jakiçit, stomatologes 25 vjeçare që u vra gabimisht ndërsa kalonte pranë një tjetër shënjestre të krimit të organizuar në Tiranë. Të gjithë ne jemi kaq të vegjël e të pafuqishëm ndaj Fatit, saqë është dërrmuese tentativa për të analizuar atë që kësaj vajze të re i ndodhi mbrëmjen e dy shkurtit 2012.
Ndoshta do të jetë fotoja e parë dhe e fundit ku shoh sytë e Megi Jakiçit, stomatologes 25 vjeçare që u vra gabimisht ndërsa kalonte pranë një tjetër shënjestre të krimit të organizuar në Tiranë. Të gjithë ne jemi kaq të vegjël e të pafuqishëm ndaj Fatit, saqë është dërrmuese tentativa për të analizuar atë që kësaj vajze të re i ndodhi mbrëmjen e dy shkurtit 2012.
Por është një përgjigje që sytë e thellë e të zgjuar të vajzës e presin e do të presin në përjetësi përmes kësaj fotoje që publikon sot shqiptarja.com; ne, shoqëria, ne të gjallët, që nuk qëlluam mbrëmjen e 2 shkurtit 2012 në rrugën “Komuna e Parisit” duhet ta japim: A kemi ndërtuar një Shtet që të mbrojë të brishtët? A kemi ndërtuar një Shtet që të mbrojë gratë, fëmijët, të moshuarit? A kemi ndërtuar një Shtet, ku “të fortët” të mendohen shumë herë para se të lajnë hesapet e tyre në mes të lagjeve, në zemër të kryeqytetit? Sa herë na kanë kaluar afër makina pa targa e me xhama të errët, e pak më tutje policia, në vend që të ndalojë arrogantët e jetës, bën “të fortën” me më të kollajtët njerëz?
Eshtë e vërtetë. Megi u ndodh në vendin e gabuar, në momentin e gabuar dhe kjo mund t’i ndodhte të gjithëve, por sytë e saj kërkojnë një tjetër shpjegim, një shpjegim që shkon përtej Fatit. Ne sot kemi një Shtet, ku arrogantët, hajdutët, të korruptuarit, hileqarët, të fortët, killerat me pagesë apo pa pagesë ndjehen në shtëpinë e tyre. Të tjerët, mjekët, stomatologët, farmacistët, studentët, gazetarët pa truproja e supermakina, rrinë urtë e strukur... Janë shtuar rastet e vrasjeve të gabuara.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë
22 Dhjetor, 22:45
-
VIDEO/ Juventusi mposht 1-2 Monzën dhe rigjen fitoren pas katër barazimeve
22 Dhjetor, 22:42
-
Rrugorja intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve, drejtori Qato apelon të respektohen rregullat gjatë fluksit të fundvitit
22 Dhjetor, 22:39
-
Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit
22 Dhjetor, 22:25
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Trump: Dua të takoj Putinin sa më shpejt, edhe ai është dakord
22 Dhjetor, 21:52
-
VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes
22 Dhjetor, 21:27
-
Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë
22 Dhjetor, 21:25
-
Serbi/ Protestuesit dhunojnë qytetarin që mbante flamurin e Bashkimit Europian (VIDEO)
22 Dhjetor, 21:18
-
VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane
22 Dhjetor, 21:10
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor, 21:09
-
GOLAT/ Dortmund fiton 1-3 kundër Wolfsburg, Bochum merr fitoren e parë në Bundesligë
22 Dhjetor, 21:08