Një përgjigje publike për Gaz Bardhin dhe të tjerët!

Një përgjigje publike për Gaz Bardhin dhe të tjerët!

Gazment Bardhi

Ditën e sotme kam marrë një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, zoti Gazment Bardhi, ku më ftonte të merrja pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që do të mbahet sot në platformën Zoom. Së pari, në Nenin 44 (Këshilli Kombëtar) të Statutit të Partisë Demokratike thuhet shprehimisht se “mbledhjen e Këshillit Kombëtar e thërret Kryetari i Partisë ose Kryesia e Partisë” dhe, së dyti (po aty), “data e mbledhjes dhe rendi i ditës duhet t’u njoftohen anëtarëve jo më vonë se 5 ditë para zhvillimit të mbledhjes”. Në këtë kuptim, kjo mbledhje nuk është në përputhje me Statutin e PD-së, qoftë përsa i përket kompetencës së autoritetit që e thërret, qoftë për mosseriozitetin e respektimit të afateve të njoftimit.

Përveç sa më sipër, personalisht kam marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e cila, në mungesë të Kryetarit, është thirrur nga Kryesia e Partisë, në përputhje me Statutin, në datën 20 qershor 2023, në të cilën, veç të tjerash, i është hapur rrugë zgjedhjeve për kryetar partie në PD. Kam marrë pjesë në të, së pari, për shkak të besimit tim se vetëm një ristrukturim i menjëhershëm i kësaj force, do të largojë disi apatinë e thellë në strukturat e saj, dhe, së dyti, partia ka nevojë për një kokë drejtuese, që ta çojë përpara dhe ta përfaqësojë atë në raport me të tretët.

Është e qartë se gjendja në PD, tashmë prej dy vitesh, është katastrofale për shkakun e një njeriu të vetëm, mirëpo kjo nuk do të thotë që tek ajo pjesë e PD-së zyrtare që ka mbetur gjërat të zvarriten dhe të vijohet me parimin “prit të presim se s’i dihet”.

Në fund do të shtoja edhe diçka përsa i përket kandidimit të Lulzim Bashës në këto zgjedhje: ashtu siç e kam shkruar, por edhe siç ia kam thënë vetë Bashës në takimin publik të 2 muajve më parë në Berat, ishin deputetët e PD-së dhe strukturat e mbetura drejtuese, që me veprimet ose mosveprimet e tyre, ato që i hapën rrugë rikthimit të tij në krye të PD-së, sepse nëse ato do ta kishin justifikuar vetveten, duke kryer detyrat e tyre funksionale dhe statuore, rikthimi i tij nuk do të kishte qenë kaq i lehtë sa është sot. Ashtu sikurse ia kam thënë po në të njëjtin takim, që në një situatë tjetër të kandidimit të E. Alibeajt, G. Bardhit apo J. Tabakut për kryetar të PD-së zyrtare, në të gjitha rastet, personalisht do të kisha preferuar ndonjë prej tyre. Mirëpo, përveç zotit Alibeaj, i cili duhet përgëzuar për aq sa bëri gjatë periudhës që ishte komanduar në krye të PD-së, të tjerët jo vetëm që nuk morën përsipër të kandidonin, por në mënyra dhe forma të dyshimta, iu bashkëngjitën “revolucionit” dhe sot, me apo pa vetëdijen e tyre, janë vënë totalisht në shërbim të vijimit të shkatërrimit të PD-së. E nisur, e vijuar dhe e udhëhequr një gjë e tillë nga zoti Berisha.

Kështu që, në këto zgjedhje Lulzim Basha, veç të tjerash, përfaqëson edhe vokacionin e ruajtjes së PD-së në shinat e normalitetit politik dhe mosshndërrimin e saj në një bunker antiperëndimor buzë Lanës, gjë që u tregua edhe edhe në zgjedhjet lokale të 14 majit nëpërmjet një elektorati të qëndrueshëm dhe të konsoliduar, në mungesë totale të fushatës elektorele dhe në një luftë të pashembullt dhe të përditshme me të gjithë artilerinë e rëndë mediatike, e ushqyer nga lekët e korrupsionit dhe të vjedhjes 30-vjeçare të shqiptarëve.  Sigurisht që vetëm kjo gjë nuk mjafton për të bërë një PD të madhe dhe konkurruese, por kjo është një pikënisje e mirë dhe e mbarë për të ndërtuar një Parti Demokratike jo vetëm me vokacion perëndimor dhe në partneritet të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtar, por, mbi të gjitha, një PD normale, qytetare, konkurruese në ide dhe platformë, jo anakronike, dhe një PD që është në të njëjtën gjatësi vale me shqetësimet e njerëzve. Rruga nuk është e lehtë, por është pikënisje e mbarë për diçka normale, të mirë dhe të qëndrueshme, jashtë interesave të atyre që e mbajnë peng Shqipërinë. Sa për Lulzim Bashën, për të do të shkruaj një herë tjetër. Pas së shtunës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë