SHBA, të shtëna në turneun e video lojërave, 2 viktima, plagoset dhe një shqiptar: Jam me fat
Dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 10 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri gjatë një turneu video lojërash brenda një kompleksi në Jacksonville në Florida.
SHBA-Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 11 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri gjatë një turneu video lojërash brenda një kompleksi në Jacksonville në Florida. Mes te plagosurve është edhe një shqiptar, Drini Gjoka.
Ai shpëtoi për mrekulli, ndërsa pas ngjarjes shkruan se ishte dita më të keqe e jetës së tij, por ishte me mjaft fat që shpëtoi, pasi plumbi e kapi në gisht. Ai ka lindur në SHBA, ndërsa prindërit e tij janë larguar para shumë viteve nga Shqipëria.
“Jam me fat. Plumbi ka goditur gishtin tim. Dita më e keqe e jetës sime” shkruan ndër të tjera në llogarinë e tij në Twitter Drini Gjoka, 19 vjeç nga Shqipëria. Shqiptari kishte fituar edicionin e shkuar të “Madden Challenge”.
Turneu ‘online’ i Madden-it, që po zhvillohej është një video-lojë e dedikuar futbollit amerikan NFL. Turneu po transmetohej LIVE në rrjetet sociale, por është ndërprerë në momentin që dy persona janë futur në kompleks duke hapur zjarr.
Njëri prej dy autorëve është vrarë nga policia pas shkëmbimit të zjarrit, ndërsa policia vijon kërkimet për të arrestuar personin tjetër që hapi zjarr në kompleksin në Jacksonville në Florida.
Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin në SHBA, apo vende të tjera të botës duke shfrytëzuar faktin që në kompleksin ku ndodhi ngjarja po zhvillohej aktiviteti dhe kishte mjaft njerëz.