Sot në orën 15:00 në aeroportin e Prishtinës një helikopter në pronësi dhe i drejtuar nga kompania "Starlite Aviation", i kontraktuar nga Misioni i EULEX-it në Kosovë për të ofruar shërbime transporti, ka pësuar një aksident gjatë një aterrimi emergjent.
EULEX në njoftimin e dërguar bën të ditur se, helikopteri po kryente një fluturim për qëllime trajnuese me një ekip mjekësor të evakuimit i përbërë nga dy pjesëtarë të Shërbimit Mjekësor Emergjent me Helikopter (HEMS) - një mjek dhe një ndihmës mjek) dhe dy pilotë.
Njëri nga anëtarët e HEMS-it ka pësuar lëndime dhe është transferuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Personeli i EULEX-it po ashtu ofroi ndihmë mjekësore. Në bordin e helikopterit nuk kishte asnjë pjesëtar të EULEX-it./ATSH/
/Shqiptarja.com