Konflikt mes 4 personave në një lokal tek ’21-Dhjetori’ në Tiranë, njëri prej tyre nxjerr armën dhe qëllon në ajër

Konflikt mes 4 personave në një lokal tek ’21-Dhjetori’ në Tiranë, njëri prej tyre nxjerr armën dhe qëllon në ajër

Foto ilustruese

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia njofton se në një lokal në rrugën ‘Naim Frashëri’ pranë zonës së ’21 Dhjetorit’ në kryeqytet, ka pasur një konflikt mes disa personave.

Bëhet me dije se si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar. Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuç: 29/03/2021 20:43

    Vlonjët do jetë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës