Një postim në Twitter dhe një rrebesh me bomba! 'Mashtrimi' i izraelitëve shkakton ofensivën më të madhe të ushtrisë izraelite në tunelet e Hamasit!

Forcat e Armatosura Izraelite, me anë të një mashtrimi në Twitter kanë arritur të futin në grackë trupat e Hamasit, duke shkaktuar një nga sulmet më të rënda dhe duke shkaktuar dhjetëra viktima.  Twitteri i IDF dha përshtypjen se ushtria izraelite kishte hyrë në Rripin e Gazës dhe se ishin zhvendosur të paktën 10 mijë palestinezë nga fshatrat arabe në veri. Media raportoi se ofensiva tokësore kishte filluar, që Izraeli kishte njoftuar se ishte duke u përgatitur.

Në anën tjetër edhe konfirmimi i Jonathan Conricus, zëdhënësit të ushtrisë për mediat e huaja " "Ne kemi depërtuar në Gaza", shtoi edhe më shumë siguri se një gjë e tillë ishte gati për të ndodhur.

Hamas duke parë raportet, dërgoi vijën e parë të mbrojtjes në tunele, në mënyrë që të marrë pozicione, siç është raportuar nga Jerusalem Post.  Qëllimi do të kishte qenë përdorimi i gazetave të huaja për të shënuar fillimin e pushtimit tokësor, pjesë e një dredhie për të shtyrë njësitë paraushtarake të Hamasit dhe Xhihadit Islamik për të hyrë në sistemin e tunelit të ndërtuar në rërë nën Gaza, vend ku ata do të priteshin në pritë.

 Në të vërtetë nuk kishte asnjë ndërhyrje tokësore në Gaza dhe Conricus mohoi bastisjen pas një ore, duke thënë se ai dhe zëdhënësit e tjerë nuk e kishin kuptuar njëri-tjetrin. Në ato 60 minuta, forca ajrore dhe artileria filluan një nga bombardimet më të rënda në të gjitha luftërat e zhvilluara midis Hamasit dhe Izraelit. 160 aeroplanë gjithashtu morën pjesë, të cilët hodhën më shumë se 150 raketa: tunelet nëntokësore që inteligjenca izraelite i quajnë "metro" u shkatërruan së bashku me milicët brenda dhe ushtria flet për dhjetëra vdekje. Shtëpitë e fshatrave palestinezë në veri, u shkatërruan dhe u kthyen përsëri në rrënoja.

Të paktën dhjetë mijë banorë janë zhvendosur drejt jugut të Gazës, larg shiut të raketave dhe avionëve, familjet janë larguar me ato që mund të marrin me vete në strehëzat në shkollat ​​e Kombeve të Bashkuara. Viktimat në Rripin e Gazës janë më shumë se 133 mes tyre 31 të mitur dhe 20 gra.  Që nga fillimi i konfliktit të hënën Hamas dhe organizata të tjera fundamentaliste kanë qëlluar mbi 2000 raketa dhe predha në drejtim të Izraelit, 90 për qind e të cilave janë ndaluar  nga sistemi i Kupolës së Hekurt.

Nga këto sulme kanë humbur jetën 8 persona. Të paaftë për të gjetur një zgjidhje nga jashtë , një i dërguar i SHBA ka mbërritur në Tel Aviv për bisedime.  Hady Amr do të marrë pjesë në bisedime me zyrtarë izraelitë, palestinezë dhe OKB me shpresën për të rënë dakord për një armëpushim. Vajtja e Amr vjen përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit të Dielën. Ambasada e SHBA në Izrael tha se qëllimi i udhëtimit të tij ishte "të forconte nevojën për të punuar drejt një qetësie të qëndrueshme".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë