Një premtim që duhet ta bëjnë kandidatët për kreun e PD-së

Një premtim që duhet ta bëjnë kandidatët për kreun e PD-së

Kandidatët për kryetar të PD

Më 13 qershor, njëri nga katër kandidatët për kreun e PD-së do të zgjidhet nga antarësia e partisë, për ta udhëhequar atë në katër vitet e ardhshme.

Por historia e derisotme me udhëheqjen e PD-së nuk duhet të përsëritet. Nuk ka më kuptim që kryetari ta çojë partinë në zgjedhje parlamentare, dhe pas tyre, të justifikohet me “masakra zgjedhore” apo “blerje/vjedhje zgjedhjesh”.

Çdo vendim e veprim gjatë katër vjetëve para zgjedhjeve duhet të jetë i peshuar e i studiuar mirë, për ta çuar partinë drejt pushtetit. Çdo taktike të kundërshtarit, partia duhet t’i përgjigjet me kundërtaktikën më efikase për marrjen e e pushtetit. 

Dhe mbi të gjitha, nën udhëheqjen e kryetarit, partia dyhet të frymëzojë sa më shumë votues, në mënyrë që dallga e tyre e votave ta përmbysë murin elektoral të partisë në pushtet.

PD-nuk është një parti e dorës së dytë. Kur ka qenë në pushtet, ose i ka patur e vetme votat në Kuvend për ta zgjedhur e mbështetur qeverinë, ose ka patur nevojë për fare pak vota të një partie të dorës së dytë.

Gjithashtu, edhe kur ka qenë në opozitë, ka qenë absolutisht partia më e madhe opozitare. Sidoqoftë, nuk ka kuptim të mbetet pafundësisht partia më e madhe në opozitë, apo largqoftë, violinë e dytë në një qeveri koalicioni të madh me PS-në…

Duke patur parasysh këtë histori të PD-së, të katër kandidatët, përveç premtimeve të ndryshme që po bëjnë këto ditë, duhet të bëjnë një premtim të veçantë, që ndoshta është më i rëndësishmi për të ardhmen e partisë. 

Ata duhet të premtojnë se në mbledhjen më të parë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, do të bëjnë një ndryshim në statutin e partisë, ku të shohet ky nen thelbësor: “Në qoftë se pas zgjedhjeve parlamentare, PD-ja nuk arrin të krijojë qeverinë si forcë e parë e saj, kryetari largohet automatikisht nga çdo post e organ partiak, duke mbetur vetëm një anëtar i thjeshtë i partisë (në qoftë se dëshiron)”.

Një nen i tillë pa ekuivoke do ta vinte në përgjegjësi të plotë këdo që do të zgjedhin në krye të tyre demokratët e thjeshtë më 13 qershor. Dhe ata nuk duan një kryetar/kryetare që t’i udhëheqë nga disfata në disfatë. Ata duan dikë që t’i udhëheqë drejt fitores. Dhe fitore për ta është vetëm kur PD-ja vjen në pushtet – ose e vetme, ose si partia më e madhe e një koalicioni qeveritar…

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 30/05/2021 18:38

    PD vjenne pushtet kur te behet prifti gomar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë