Muhammed Aydogmus, pedagogu i Universitetit të Ankarasë është shpëtuar nga qëndrimi në burg, nga një tjetër pedagog që jeton dhe punon në Shqipëri. Bëhet fjalë për pedagogun turk me inicialet M.K, i cili punon në një nga shkollat private në Tiranë dhe që është një institucion arsimor i huaj.
Burime pranë prokurorisë së Durrësit i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se 1 mijë USD janë vënë në dispozicion të gjykatës, pikërisht nga ky shtetas, me qëllimin e vetëm për ta bindur trupin gjykues që Muhammed Aydogmus i arrestuar në Shqipëri për dy vepra penale, të lirohej nga qelia.
Sipas informacioneve që administron “Shqiptarja.com” pedagogu me inicilet M.K. Personi ka pohuar se është njeri i afërt me të arrestuarin Aydogmus dhe se kërkonte që ta ndihmonte. Nisur nga kjo situatë, gjykata e Durrësit ka urdhëruar lirimit e Muhammet Aydogmus,për të cilin prokuroria e Durrëësit kishte kërkuar masën e arrestit në burg për akuzën e “Kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimin e pasaportave dhe vizave”.
Turku që mund të lëkundë diplomacinë
Tashmë ndalimi nga policia e Durrësit më 8 Tetor të shtetasit turk të shpallur në kërkim Muhammed Aydogmus nuk është vetëm një çështje rutinë e policisë dhe gjykatave shqiptare, por duket se po fut në tension marrëdhënien diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Pas arrestimit dhe lirimit nga gjykata e Durrësit Muhammed Aydogmus kërkon zyrtarisht mbrojtje nga shtetit shqiptar bashkë me familjen. Kjo kërkesë pritet tashmë të vendos në provë marrëdhëniet midis Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdogan. Qeveria në dilemë për qendrimin mes turqve dhe amerikanëve. Nga njëra anë Ankaraja e akuzon Muhammed Aydogmus si pjesëtar i organizatës Gyleniste FETO dhe pjesëmarrës në grushtin e shtetit, duke kërkuar ekstradimin. Nga ana tjetër sapo është marrë vesh ndalimi në Durrës i profesorit turk ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm,ndërkombëtarët të cilët i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të mos ta ekstradojë në Turqi.
Kërkesa për azil
Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia si pjestar i një organizate terroriste lidhur me Gylenin, por tashmë ai është kthyer në mollë sheri mes Shqipërisë dhe Turqisë, pasi Aydogmus ka kërkuar statusin e azilantit. “Shqiptarja.com” mëson se Aydogmus, është me profesion pedagog në Universitetin e Ankarasë dhe se rezulton të jetë larguar nga Turqia në drejtim të Kosovës dhe më pas ka hyrë në territorin Shqiptar, duke kaluar transit për të shkuar drejt Italisë.
Por pikërisht teksa po kryente procedurat e verifikimit të pasaportave të tij, gruas dhe dy fëmijëve të mitur, nga ana e policisë kufitare është konstatuar se pasaporta e tij ka qënë e falsifikuar. Kaq ka mjaftuar që policia të arrestojë pedagogun dhe materialet hetimore tia kalojë, prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme për dy akuza. Ndërkohë për këtë arrestim është njoftuar dhe ambasada Turke në Tiranë, e cila nëpërmjet rrugëve të saj ka filluar verifikimet për këtë person. Ka qenë pikërisht prokuroria e Durrësit që i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Durrësit, ku kërkonte ndaj pedagogut të arrestuar, masën e “arrestit në burg”.
Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se Muhammed Aydogmus, ka kërkuar të lirohet nga qelia, duke i vënë në dispozicion gjykatës, shumën prej 1 mijë dollarë amerikanë si garanci pasurore. Kjo sasi financiare ka mjaftuar që gjykata të pranojë kërkesën e pedagogut të arrestuar, që konsiderohet si terrorist në Turqi, dhe të vendosë lirimin e tij.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com

VIDEO