Kisha në Ikrit goditet nga raketa antitank i Hezbollahut, 26 Dhjetor 2023
Një raketë antitank e lëshuar nga Libani goditi kishën në fshatin Ikrit në Galile, afër kufirit. Një dëshmitar okular e raportoi këtë për radion publike Kan.
“Nga ndërtesa doli një shtëllungë tymi, e cila ka pësuar dëmtime të rënda”, tha dëshmitari duke shtuar se një person është lënduar dhe është transportuar me helikopter në Naharya.
Fshati i krishterë Ikrit u pushtua në vitin 1948 nga forcat izraelite dhe banorët u dëbuan për "arsye sigurie". Që atëherë, megjithë ankesat në Gjykatën e Lartë, ajo ka mbetur e pabanuar, por ritet ende mbahen në kishën e Ikrit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Pasi i zhvarrosi Izraeli kthen trupat e 80 viktimave palestineze, Hamas: U janë marrë organet! OKB-ja emëron zëvendëskryeministren holandeze si koordinatore të ndihmës për Gazën










