Një rrugë në Tiranë merr emrin e publicistit dhe gazetarit Fatos Baxhaku, Veliaj: Nderojmë gjeneratën e më të mirëve të gazetarisë shqiptare, jo gjobaxhinjtë

Një rrugë në Tiranë merr emrin e publicistit dhe gazetarit Fatos Baxhaku, Veliaj: Nderojmë gjeneratën e më të mirëve të gazetarisë shqiptare, jo gjobaxhinjtë

Publicisti Fatos Baxhaku

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në mbledhjen e djeshme propozimin për emërtimin e një rruge në Tiranë me emrin e Fatos Baxhakut, publicistit dhe gazetarit të njohur, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 55-vjeçare. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se me nderimin që i bëhet emrit të Fatos Baxhakut, nderohet e gjithë gjenerata e më të mirëve të gazetarisë shqiptare. 

“Kemi një propozim nga shoqata “Art impuls”, për të emërtuar një rrugë me emrin e Fatos Baxhaku – gazetar dhe publicist, një personalitet i rrallë. Kur flas për Andrea Stefanin, emrin e të cilit ia kemi vënë shkollës që po ndërtojmë te “Shqiponja”, dhe sot për Fatos Baxhakun, më kujtohet gjenerata e gazetarëve që nuk vinin gjoba, që nuk punonin me dy bordero - një në televizion dhe një tek partiçkat private të Tiranës - gazetarë që nuk hapnin portale për të kërkuar lekë në këmbim të heqjes së lajmeve të rreme, gazetarë që nuk merreshin me ‘jeta është gallatë’, lapsi dhe stilolapsi, as nuk shpifnin, as shkruanin “fake neës”. Një gjeneratë që duket si specie në zhdukje. Ndonjëherë, mirë thonë, Zoti merr më të mirët. Kur nderojmë Fatos Baxhakun, nderojmë plejadën, gjeneratën e më të mirëve të gazetarisë shqiptare dhe jo gjobaxhinjtë”, tha Veliaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • engjell ceka: 07/07/2022 14:26

    Nji veprim i duhuen per mjeriun edhe peblicistin e mire Fatos Baxhaku

    Përgjigju
  • adriatik mejdani: 07/07/2022 13:09

    Pavarsisht voneses ,nje vendim mese i merituar,keta njerez meritojne shume me teper

    Përgjigju
  • arti: 07/07/2022 10:51

    Xhobaxhi si puna jote nuk ka pare ky vend.Je njeriu qe nuk duhet te flase fare per te tjeret se je i inkriminuar dhe do marresh denimin ne mos sot neser.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja