Një rrugë pranë selive të ambasadës së Ukrainës, Ruse dhe asaj Serbe në Tiranë merr emrin ‘Ukraina e Lirë’, Veliaj: Një mesazh se s’mund të rrimë duarkryq

Njëra nga rrugët e bllokut ku ndodhen selitë e ambasadave në Tiranë, pranë ambasadës së Ukrainës, ambasadës Ruse dhe asaj Serbe, do të emërtohet Ukraina e Lirë” të hënën. Lajmin e dha sot kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e vlerësoi këtë gjest të Tiranës si një mesazh të qartë se s’mund të rrimë duarkryq pas asaj çka po ndodh me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Veliaj, i cili së bashku me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, ndihmuan sot në ngarkimin e kamionit të parë me ndihmat e mbledhura nga qytetarët e Tiranës për qytetarët e Ukrainës, tha se është krenar për gjithë këtë bujari e solidaritet.

“Ne vërtet nuk mund të çojmë armë, por mund të çojmë ushqime dhe një mesazh. E një nga mesazhet që duam të çojmë, përmes Këshillit Bashkiak të Tiranës të hënën, është vendimi për të emërtuar një segment në bllokun e selive të ambasadave, që ndodhet pranë ambasadës së Ukrainës, me emrin Rruga “Ukraina e Lirë”. Ky është një mesazh që po jepet nga shumë qytete. Qëllon që në atë rrugë ndodhet edhe Ambasada e Rusisë - do të duhet që, ata, dhe të gjithë të tjerët aty, ta ndërrojnë adresën në kartëvizita me rrugën “Ukraina e Lirë”. Është një mënyrë për të treguar se ne nuk mund të rrimë duarkryq,” u shpreh Veliaj.

Ai reagoi edhe për protestën e zhvilluar ditën e djeshme në Beograd.

“Ajo që ndodhi dje në Serbi është e turpshme. Nuk është aspak dinjitoze që një vend në Ballkan të protestojë dhe të mbështesë ndërhyrjen ruse në Ukrainë. Jemi ndjerë vërtet të fyer nga fakti se ka ende sot vende që kanë avancuar drejt BE-së më shumë se sa ne dhe në një moment kritik, ku duhet të tregojë vlerat europiane, proteston në solidaritet me Rusinë, që është shtypësi, pushtuesi, armiku, kundërshtari i lirisë. Ndaj, Tirana duhet të bëjë kontrast edhe këtu,” deklaroi kryebashkiaku.

Nga ana tjetër, Veliaj dhe ambasadori Shkurov shprehën mirënjohjen për solidaritetin e qytetarëve dhe bizneseve, të cilat iu bashkuan thirrjes për ndihma për të prekurit nga lufta në tendat e ngritura nga Bashkia dhe ambasada e Ukrainës.

“Jam shumë krenar për bujarinë që patëm nga qytetarët e Tiranës - bujari, e cila vërshoi në të gjitha tendat e hapura nga Bashkia e Tiranës, po ashtu edhe në ambasadën e Ukrainës. Është një moment jashtëzakonisht i vështirë, por secili duhet të bëjë të vetën. Ne shqiptarët kemi kaluar vështirësi nga lufta në Kosovë apo situata me tërmetin dhe e dimë çfarë do të thotë të kesh nevojë. Duam që këtë aksion ta vazhdojmë deri në datën 14 Mars dhe Ditën e Verës ta kthejmë në një ditë solidariteti,” tha Veliaj.

Ambasadori Shkurov falenderoi veçanërisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili bëri të mundur shumëfishimin e ndihmave në drejtim të popullit të tij.

“Ne kemi pasur si pikë grumbullimi Ambasadën e Ukrainës, por me ndihmën e Bashkisë së Tiranës, patëm më tepër punë. Na u mundësua edhe një magazinë. Kam një falënderim shumë të veçantë për Kryetarin, por edhe një mesazh personal për shumë njerëz që janë prezent këtu, për popullin shqiptar, sepse pa praninë e tyre, pa ndihmën e tyre, nuk do kisha mundësinë të flisja sot, kështu siç po flas përpara jush. Mund të them se është një lloj fushate binjakëzimi midis Bashkisë së Kievit dhe Bashkisë së Tiranës,” u shpreh ai.

Ambasadori Shkurov vlerësoi gjithashtu edhe gjestin tradicional të mikpritjes shqiptare, që po dëshmon tashmë edhe me Ukrainën e goditur nga lufta vlerat e saj. “Ne kemi shumë oferta që na kanë ardhur kohët e fundit. Janë mbi 1000 oferta për refugjatët që do të vijnë nga Ukraina. Për këtë doja të falënderoja popullin shqiptar,” vlerësoi Shkurov.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arturi: 05/03/2022 23:38

    MOS I BEJ KARSHILLEK RUSISE TI MOR CUNI I *URVES,,,,APO KE HALL TE LARGOSH VEMENDJEN NDAJ KORRUPSIONIT ME INCENERATORET...palaco....

    Përgjigju
  • Ledio: 05/03/2022 20:41

    Ne ate zone jane: Rruga Donika Kastrioti, Bulevardi Bajram Curri dhe Rruga Ibrahim Rugova. Ciles nga keto rruge ke vendosur t'i ndryshosh emrin? Mbase jam gabim, e behet fjale per ndonje zone teter!!! Ka shume menyra per ta ndihmuar Ukrainen ne te drejten e saj per te ekzistuar. Si shtet, deri tani, kemi bere kemi bere shume me teper se disa shtete te tjera, e mund te bejme akoma me shume, por jo me keto sharlatanizma, se behemi qesharake. Mbase ka ndonje me dy pare mend aty ne Keshill Bashkiak e nuk e cysni me gjate kete budallallekun me emrat e rrugeve.

    Përgjigju
  • Mondi: 05/03/2022 20:38

    O z.veliaj ty te genjen mendja se je I mencur. Me lufte eshte ukraina me rusine. Po ti cke qe provokon. Ngaj gomarin tat thone nga fshati jot.

    Përgjigju
  • Gimi: 05/03/2022 17:08

    O loq*e, ik e vidh ndonje tender,mos u merr me pune burrash, luah me kuklla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik