BERAT- Pas viteve te gjata kerkimore, Prof. Tatjana Dishnica, një eksperte e njohur e bujqësisë vjen me librin “Memorja Shqiptare”.

Në promovimin e organizuar në Biblioteken e Beratit, morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, si dhe intelektualë dhe familjarë të familjes Dishnica.

Promovimi u hap me një rezyme të shoqëruar me foto arkivore dhe materiale filmike, të përgatitura nga drejtoresha e Muzeut Historik të Beratit.

Ndërsa autorja tha synimi është që ky botim të shërbejë si referencë për studiuesit, pedagogët dhe politikbërësit ne fushen e bujqesise.

“Ky libër është një përpjekje për të ruajtur memorien institucionale të bujqësisë shqiptare në një shekull. Kam punuar mbi qindra dokumente arkivore dhe përvojën time në administratë, për të sjellë një pasqyrë sa më të plotë të zhvillimeve në kërkim, këshillim dhe informacion bujqësor”, tha autorja.

Botimi është ndërtuar mbi qindra dokumente arkivore dhe përvojën e gjatë të autores në universitet. Në të ndërthuren rrëfimi historik me analizën, duke sjellë evolucionin e institucioneve kërkimore

Tatjana Dëshnica është pedagoge në Universitetin Bujqësor dhe vijon të kontribuojë në zhvillimin e sektorit.