Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, këngëtarit të grupit të famshëm ‘West Side Family’. Sheshi që do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë ndodhet pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet.
“Kemi marrë një propozim nga Njësia Administrative 5, për të emërtuar një shesh tek rruga “Sulejman Delvina”, zona e Tiranës së Re, ngjitur me stadiumin “Dinamo”, me emrin e Dr. Florit. Aty kemi edhe një kënd lojrash. Dr. Flori ka lindur në qytetin e Beratit dhe në jetën e tij të shkurtër, ka pasur një kontribut shumë të madh, sidomos në muzikë, në sferën artistike të qytetit, me grupin e tij të famshëm West Side Family dhe disa bashkëpunime të tjera me Aurela Gaçen, Ermal Mamaqin etj. Kënga e tij “Tirona” ka qenë një himn i atyre viteve. Propozimi i Njësisë 5 ka kaluar të gjithaë filtrat e propozimeve dhe të komisionit me figura të nderuara, me studiues të historisë, dhe sheshi tashmë është përcaktuar. Me miratimin e vendimit do të bëhet edhe vendosja e pllakës përkujtimore për Dr. Florin, si një mirënjohje për jetën e tij shumë të shkurtër, por me marsh të pestë, për të prodhuar dhe pasur një krijimtari të jashtëzakonshme”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.
-
Bravo e madhe Njesise 5 dhe K. Bashkiak. Njerez, hapeni zemren, Ndoloni se perbalturi. Flori ishte nje djale sh i mire viktime e kihes dhe qe fatkeqesisht nuk arriti ti shoh femijet e tij te rriten...per mendimin tim me mire qe sheshi te mbaj emrin e Florit se sa ate te Sales,Edit, shokeve te Shker..enit apo Lul nashes... Edhe pse kane nderuar jete nga sida, droga.. Dynjaja andej jane shkermoqur para e mbrapa dhe kane nga nje YLL te florinjte ne bulevardet e Hollywoode.
Përgjigju -
Nuk jam në kundërshtim vendosjen e emrit të këngëtarit, por ne kemi njerëz që kanë dhënë jetën për kombin Shqiptarë si shembull po ju them vetëm një emër i madhi Aristidh Kolës ende nuk ka një rrugë emrin e tij. Po qe se vendosni emra këngëtarësh Mandi Nishtullës .me qesh edhe keci
Përgjigju -
Ore ca po beni.drogaxhinjt i stimulon shteti.ne cilin vend tjeter te botes ndodh kjo.prandaj te rinjt nuk punojn po nehme pune te piset
Përgjigju -
Pse?! Që t'a kujtojmë se vdiq nga droga?!!
Përgjigju -
cfare kontributi dha ky per Tiranen pervecse te thithte dite e nate???
Përgjigju-
Beri muzike dhe ndihmoi në krijimin e mundësive per fushata te ndryshme bamirësie . Kur nuk di, informohu shqipe
-












Komente
Komento