Një shqiptar i Kosovës vritet në Siri (EMRI)

Një shqiptar i Kosovës vritet në Siri (EMRI)

KOSOVË- Një shqiptar nga Kosova ka mbetur i vrarë në Siri. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri. Bëhet fjalë për Rron Eminin, i cili sipas deklaratës së ministrit, dyshohet se ka qenë pjesë e grupit ‘Al-Nusra’. Mediet vendase shkruajnë se ai kishte shkuar në Siri para tre viteve, së bashku me tre shokë të tjerë.

Këta të rinjtë kishin ndjekur një itenerar ndryshe për të arritur në Siri. Rrugëtimin për në zonat e luftës në Lindje e kishin bërë përmes Malit të Zi.

Nga aty, siç ishte raportuar në vitin 2016, ata kishin kaluar ilegalisht kufirin për të shkuar në një shtet tjetër të Europës Lindore, e më pas në Turqi. Dhe nga shteti turk, kosovarët kishin kaluar kufirin për të arritur në Siri, për t'u bërë pjesë e organizatave terroriste.

Kujtojmë se 110 shtetas të Kosovës janë kthyer së fundi në Kosovë nga Siria, mesin e të cilëve 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë. Ndërkohë sipas autoriteteve vazhdojnë të qëndrojnë edhe 65 shtetas të tjerë kosovarë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 14/05/2019 13:15

    Shume bukur,le te vriten per ideale fetare e te mos kthehen fare ne token Dardane Ame. Neve jemi race Ilire dhe nuk kemi fare nevoje per persona qe kane bindje fetare arabe. Le te pastrohet gjaku. Rrofte Iliria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore