“Një shtrat plot me të huaj”, komedia premierë në Durrës

DURRES- “Një shtrat plot me të huaj” është komedia e autorit Dave Freeman me regji të Adelina Muçës që u shfaq për publikun durrsak mbrëmjen e së enjtes. Një komedi që nuk kishte vetëm aktrim, por kërcim dhe muzikë.

“Hoteli kthehet edhe vete ne personazh, flet me zhurmat që krijon”, tha regjisorja Adelina Muça. Ndërsa aktori, Amos Zaharia shton se “është komedi siuate me shumë të qeshura. Është nga ato koemditë që hyhet nga dera e dilet nga dritarja”.

Freeman është autor i qindra komedive teatrore e televizive ku një ndër më të njohurat edhe për publikun shqiptar është telekomedia Alo Alo.

Komedia angleze, "Një shtrat plot me të huaj” është një shfaqje me plot situata komike, të çuditshme e të furishme të cilat me kulmet e tyre do të sjellin humor dhe argëtim për publikun.

Komedia e interpretuar nga aktorë të njohur si Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Romir Zalla, Amos Muji Zaharia, Mimoza Marianaku, Rudina Dembacaj, Selma Bakalli do të shfaqet edhe gjatë fundjaves ndërkohë që publiku durrsak nuk zhgënjen pasi tashmë biletat janë të shitura.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë