Një skaner për shkeljet e Bashës me lobimin 1.125.000 dollarësh në SHBA dhe pikëpyetjet që kanë aktivizuar vorbullën politike në PD

Një skaner për shkeljet e Bashës me lobimin 1.125.000 dollarësh në SHBA dhe pikëpyetjet që kanë aktivizuar vorbullën politike në PD

“Përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe, vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj në Shqipëri, Amerikë dhe Britani”. Kjo ishte përgjigja që i dha kryedemokrati Lulzim Basha interesimit të medias pasi doli nga Prokuroria e Tiranës ku theksoi se kontratat e lobimit në prag të zgjedhjeve elektorale të vitit 2017 kanë qenë korrekte.

Po sa përputhet ky pretendim me të dhënat e bëra publike? Pse PD ka fshehur në pasqyrën e saj financiare në KQZ marrëveshjet me kompanitë e lobimit “Muzin Capitol LLC”, “Biniatt Trade LP” dhe “Barons Public Affairs LLC”? Cili është burimi i shumave financiare të paguara për lobim? Këto pyetje të ngelura pa përgjigje e mbajnë ende aktive vorbullën ku është përfshirë “selia blu”. Nga të dhënat financiare të depozituara në Komisionin Qendror Të Zgjedhjeve në vitin 2017, Partia Demokratike ka deklaruar vetëm dy kontrata lobimi me firmën “Barnes and Thornburg LLP” me motiv “Sensibilizimin e çështjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. E para është nënshkruar më 10 prill 2017 dhe është paguar tre ditë më vonë dhe tjetra më 10 maj 2017 dhe është likujduar më 5 dhjetor 2017.

Në kategorinë e “shpenzimeve elektorale”, nuk është bërë transparente asnjë marrëveshje tjetër.


Kontratat e papublikuara

Sipas deklarimeve të bëra nga kompanitë e lobimit “Muzin Capitol LLC” dhe “Biniatt Trade LP” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, rezulton se totali i kontraktuar, kalkulohet në shumën e 1.125.000 dollarëve. a) Referuar faksimileve të publikuara, Partia Demokratike së pari ka lidhur një marrëveshje të drejtpërdrejtë vetëm me “Muzin Capitol LLC” e cila përllogaritet në vlerën e 75.000 dollarëve. Kjo kontratë, parashikonte në klauzolat e saj shlyerjen e plotë përmes tre kësteve nga 25.000 dollarë secila dhe do të paguhej më 22 mars, 22 prill dhe 22 maj 2017. Ndërkohë në deklarimin e shpenzimeve elektorale që PD ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo marrëveshje nuk ekziston. I vetmi rast kur PD pranon shumën, është deklarata e liderit të PD-së Lulzim Basha i cili shprehet se është paguar vetëm shuma 25.000 dollarë, duke fshehur diferencën prej 50.000 dollarësh.

b) Pavarësisht se Partia Demokratike ka mohuar çdo lidhje me firmën “Biniatta Trade LP”, deklarimet e firmës lobuese amerikane “Muzin Capitol Partners” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA dëshmojnë një kontratë që kap shifrën e 950 mijë dollarëve. Sipas kësaj marrëveshjeje, “Biniatta Trade LP”, duhet të depozitonte për llogari të Partisë Demokratike tre këste nga 150.000 dollarë dhe një tarifë speciale prej 500.000 dollarë në përfundim të procesit. Lidhur me këtë kontratë, kompania “Biniatta Trade LP”, ka konfirmuar në pasqyrën e saj financiare veç pagesën për 650.000 dollarë.

c) Përpos angazhimit të këtyre kompanive, Partia Demokratike ka lidhur marrëveshje edhe me dy shoqëri të tjera lobimi në Uashington “Barnes and Thornburg LLP” (e deklaruar nga PD) dhe “Barons Public Affairs LLC” (e padeklaruar).

Në mes të krizës politike në prag të zgjedhjeve të vitit 2017 dhe insistimit të Lulzim Bashës për të mos hyrë në garën elektorale, “selia blu” tentoi për të ndikuar në administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në mënyrë që t’i jepej hapësirë për t’u dëgjuar. “Barnes and Thornburg LLP” dhe lideri i PD kanë nënshkruar më 10 prill 2017 një kontratë me vlerë 150,000 dollarë, e cila përcaktohej se do të zgjaste për një segment kohor tre muaj.

Shënim: “Biniatta Trade LP”ndryshe nga sa ka nënshkruar, tashmë ka ngrirë aktivitetin e saj. E regjistruar në Edinburg të Skocisë, kompania posedohet nga një zinxhir kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”. Pas denoncimit në media, kompania është justifikuar duke thënë se nuk merret me politikë dhe nuk ka negociuar kurrë ndonjë marrëveshje.

Legjislacioni

Nga të dhënat që Partia Demokratike ka paraqitur në KQZ, rezulton të ketë shkelur një sërë nenesh të përcaktuara në ligjin “Për Partitë politike” si edhe Kodin Zgjedhor. Ndër to janë: Paragrafi 2 i nenit 89 të Kodit Zgjedhor, paragrafi 1 i nenit 90 të Kodit Zgjedhor, paragrafi 3 i nenit 90 të Kodit Zgjedhor dhe neni 24/3 i ligjit 8580. Më poshtë po pasqyrojmë të gjitha nenet që Partia Demokratike rezulton të ketë shkelur në këtë proces. (TemA)









 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • User: 27/03/2019 18:36

    Po si ka mundesi miliona euro per lobime personale. 80% e popullsise ne pamundesi te kalojne muajin me shpebzime. Po keta duhen djegur te gjithe.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 26/03/2019 18:51

    Lulushe te pret burgu e do te beje mire se dhalet e ngjitura do te behen telef nga burgaxhinjte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë