Lobimi i PD në SHBA: Janë paguar 650 apo 950 mijë dollarë?! /Dokumenti

Lobimi i PD në SHBA: Janë paguar 650 apo 950 mijë dollarë?! /Dokumenti

Kreu i PD Lulzim Basha, u paraqit dje në Prokurorinë e kryeqytetit për t’u pyetur në lidhje me disa qindra mijë dollarë të paguara për lobim në SHBA.

Në dalje të saj Basha, sfidoi Prokurorinë duke kërkuar të deklaroheshin letërporositë e çuara në këtë institucion nga SHBA dhe Skocia, ku kanë filluar gjithashtu hetimet për financimet në shuma të mëdha të fshehura për lobing në SHBA.

Prokuroria reagoi menjëherë duke theksuar se kishte dyshime të arsyeshme se PD nuk kishte deklaruar shumën 650 mijë USD për lobim në SHBA, por kishte bërë vetëm një deklarim për 25 mijë USD.

Në fakt, shuma e paguar nga Lulzim Basha rezulton të jetë edhe më e madhe sesa ajo që deklaron prokuroria, shkruan portali CNA, afër opozitës, por kritik me Bashën.

Sipas deklarimeve të bëra nga kompania Lobiste Muzin Capitol LLC, regjistruar në 14.11.2017 rezulton se: Kompania ruse Biniatt Trade LP (kompani offshore) do ti paguante STONINGTONE STRATEGIES sipas marrëveshjes 4 shuma.

Në dokument shkruhet (nenvizuar me te kuqe) Fees and Expenses, pra tarifa dhe shpenzime: 150 mijë USD për çdo muaj për një periudhë tre mujore, në 15 mars, 15 prill dhe 15 maj, në total shumën prej 450 mijë USD.

Më tej shkruhet se Biniata do paguajë Stonington shumën 500.000 USD si tarifë speciale deri në mbylljen e marrëveshjes në 23 mars 2017.

Lulzim Basha ka paguar 450 mijë USD në tre muaj dhe shumën 500 mijë USD si special fee nga kompania ruse offshore dhe janë plot 950 mijë USD, dhe jo 650 mijë.

“Shuma totale prej 950 mijë USD është deklaruar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA së bashku me kontratën e plotë dhe dokumentin e mësipërm që sqaron çdo detaj të pagesave” – shkruan portali në fjalë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 26/03/2019 15:45

    Ka mbi 30 ore qe s'eshte bere i gjalle, di ndonjeri a merr fryme ende ky butak?

    Përgjigju
  • VLORA: 26/03/2019 13:32

    Gjynah ky Luli tani po me vjen gjynah mgjthmend. Dordoleci Sales. Ca i ka bere Sala dhe vazhdon ti beje ketij !!!! Deri ne fund do e tradhetoje Salen ky do kete prova qe kane qene te gjitha vendime te Sales ahhaha dhe do dale i pafajshem.... Hajde more plaku Sale mos vdeksh kurre pa vajtur njehere ne birruce...

    Përgjigju
  • Hinglateri: 26/03/2019 13:07

    Lulash Bibilushi shalet e ngjitura tu shqyen nga USA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë