Një skuadër europiane ende pa fitore, pret me shpresë nga 2022-shi

Një skuadër europiane ende pa fitore, pret me shpresë nga 2022-shi

Viti i ri pritet t’i sjellë një dhuratë të madhe, ndonjë skuadre në Europë. Njërës në veçanti, mes atyre që i përkasin kampionateve që janë ndër 10 të parat në klasifikimin e Uefa-s, dhe që ende nuk ka fituar asnjë ndeshje të vetme në kampionat këtë sezon. Duket diçka absurde në fakt që në elitën e futbollit kontinental është ende një skuadër që nuk ka mundur të festojë asnjë sukses.

Bëhet fjalë për Levanten, i vetmi formacion mes 10 kampionateve më kompetitivë të Europës, që ende nuk ka fituar 3 pikët e para.

Skuadra që i është besuar trajnerit italian Alessio Lisci, ishte shumë pranë fitores së parë në sfidën e 20 dhjetorit të kaluar, në derbin e shumë ndier me Valencian, ku shkoi në avantazh të dy golave në pjesën e parë, por më pas pësoi përmbysjen e rivalëve. Rezultati final 3-4, me një surprizë të hidhur për Levanten për një fitore kaq të çmuar të ikur për duarsh./SS

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)