Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë, pse mbahet sekret

Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë, pse mbahet sekret

Anëtarët e KPK-së, foto nga aktivitetet e kaluara

TIRANË- Në vendin tonë ekziston një shprehje e urtë popullore e cila thotë "Mos bëni çfarë bëj unë, por bëni çfarë them unë", e duket se kjo gjen vend edhe për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Prej gati 5 vitesh, KPK është krijuar si një institucion i ri në kuadër të Reformës në Drejtësi për të pastruar sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit, por kur dhjetëra gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikonin dhuratat apo pasuri të tyre, për vetë ata nuk duket se nuk ekziston ky filtër.

Referuar një investigimi të bërë nga BIRN, ka rezultuar se aktivitetet e bëra nga ky institucion janë mundësuar nga kompani private, por që refuzojnë të bëjnë publike se për cilën bëhet fjalë. Më konkretisht në fund të shtatorit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e zgjodhi një resorti luksoz në Vlorë si destinacion për zhvillimin e analizës së punës së vet 4-vjeçare me procesin e vettingut si dhe sfidat e pritshme deri në fund të mandatit. Aktiviteti me temë “Raport dhe Strategji” u zhvillua më 30 shtator, por 12 komisionerët e KPK-së dhe 3 pjesëtarë të stafit administrativ u akomoduan në hotel për 2 net fjetje dhe u kthyen në Tiranë më 1 tetor.

Kush i ka paguar këto para? Të dhënat e siguruara përmes kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se të gjitha shpenzimet për akomodimin, ushqimin, qiranë e sallës së konferencave dhe kostot e aktivitetit të KPK-së u paguan nga një kompani private, por kjo kompani private është mbajtur sekret nga ana e KPK.

“Kjo kosto është përballuar me mbështetjen financiare të një kompanie/ sipërmarrje private, përmes një agjencie… pa ndikuar në fondet e buxhetit të shtetit të akorduar për KPK-në për vitin 2021,” tha sekretari i Përgjithshëm në një përgjigje me shkrim, duke refuzuar që të bënte publike emrin e kompanisë private dhe pronarët e saj, duke përdorur si pretekst një klauzolë konfidencialiteti në marrëveshjen e sponsorizimit të lidhur mes tyre.

Prej 5 tetorit, BIRN i ka kërkuar Komisionit që të vendoste në dispozicionin dokumentet e financimit të aktivitetit të zhvilluar në Vlorë. KPK iu përgjigj disa pyetjeve, por refuzoi në mënyrë të përsëritur që të vendoste në dispozicion emrin e kompanisë që pagoi për akomodimin e komisionerëve në resortin luksoz.

“Një pjesë e informacioneve të diskutuara në këtë aktivitet janë konfidenciale, po ashtu organizimi dhe zhvillimi i këtij aktiviteti përmban klauzola kontraktuale që e kufizojnë aksesin e palëve të treta jashtë aktivitetit,” tha sekretari i Përgjithshëm i KPK-së, Edmond Verçani.

Pas ankimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, KPK vendosi të dispozicion të BIRN një kopje të anonimizuar të “marrëveshjes së sponsorizimit”, e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i KPK, Edmond Verçani, kompania private dhe një agjenci e ofrimit të shërbimit. Nga dokumenti janë fshirë emrat e kompanive private si dhe numri i protokollit të shkresës. Marrëveshja e sponsorizimit mban datën 14 qershor 2021, por është protokolluar katër ditë më vonë në KPK. Ajo i shtrin efektet një muaj pas nënshkrimit të saj, ndërkohë që aktiviteti u zhvillua rreth tre muaj e gjysmë më vonë.

Në kontratë, sponsorizuesi merr përsipër të mbështesë Komisionin për organizimin e aktivitetit “Strategy Meeting”; për udhëtimin dhe akomodimin e të gjithë stafit të Komisionit për tre ditë dhe dy netë si dhe për organizimin e workshopit në katër seksione.

Ndryshe nga sa u përgjigj KPK, vlera e sponsorizimit në marrëveshje është 3 mijë euro dhe jo 300.000 lekë. Nga sa kuptohet në nenin 4 të marrëveshjes, kompania sponsorizuese duket se operon në fushën e sigurimeve – e dhëna e vetme që rezulton të mos jetë anonimizuar. Ky insistim për të fshehur emrin e kompanisë që i ka sponsorizuar aktivitetin, lë hije dyshimi nëse kemi të bëjmë me një konflikt interesi, e ndërsa kjo është e vërtetë atëherë kjo do të ishte goditje për besueshmërinë e tyre në publik.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilirjana: 07/01/2022 21:54

    Duhet te jene idete e specialistes se ujrave qe u be komisionere me pervoje hidocentralesh. Cfare turpi madh nuk e mban bota. Nuk e di a e shikon ndonjehere veten ne pasqyre sepse rrezik do ta kafshonte njesoj sikunder kafshonte shoqet ne tetevjecare pse merrnin nota me te mira se ajo. E tmerrshme sa rende qe eshte

    Përgjigju
  • Lili: 07/01/2022 19:14

    Tere aktiviteti qe behet nje here ne 4 vjet ka kushtuar 3 mije euro. Thua kaq lire pazari? Une nuk e besoj. Por me bezdis fakti pse nje privat te financoje nje organ publik? As kete nuk e besoj se me duket autogol i madh.

    Përgjigju
  • Mira: 07/01/2022 18:32

    Ajo gjysem burre dhe gjysem grua nga Kryevidhi i di keto pune. Shikojeni more aman se cfare hibridi eshte. Pa le pastaj te flasesh per gjerat e tjera qe perfaqeson qe fillojne qe kur ishte konviktore tek godina 17

    Përgjigju
  • Mersin: 07/01/2022 18:08

    Ka shku gjoba 500k eu me kalu vetingun. Rrofte vetingu. Poshte vetingu

    Përgjigju
  • Hasiani: 07/01/2022 18:01

    Albsigu i Lalës ka sponsorizuar se rreth atij muaji kaloi veyingun dhe nje subjekt i gjykates administrative

    Përgjigju
  • andi: 07/01/2022 16:40

    spo kuptoj pse duhet te habiteni!!! ju e keni thene vet ne fillim te shkrimit mos beni cfare bej une por beni si them une...

    Përgjigju
  • Kpk: 07/01/2022 16:03

    Pyesni Valbona Sanxhaktarin, se ua jep ajo pergjigjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike