Një stacion i bukur rekreacioni e çlodhjeje, merr formë këndi i dytë më i madh i lojërave në Tiranë

Një stacion i bukur rekreacioni e çlodhjeje, merr formë këndi i dytë më i madh i lojërave në Tiranë

Pamje nga parku pranë parku të Liqenit Artificial

Një shesh i gjelbëruar, rekreativ dhe çlodhës do të jetë së shpejti hapësira jugore e parkut të madh prane Liqenit Artificial, i cili deri pak kohë me parë ndodhej në një gjëndje të mjeruar. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka vijuar punën për sistemin dhe shtrimin e rrugicave te Sheshi i ri Rekreativ në jug të Parkut të Madh të Liqenit.

Gjithashtu, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit njofton në këtë hapësirë do të ndërtohet një kënd lodrash për më të vegjlit por edhe sipërfaqe të gjelbra për të krijuar vende çlodhëse për çdokënd që do të shëtitë buzë shëtitores së re. Puna për gjelbërimin e zonës ka nisur edhe më herët ndërsa tani kujdesi i punonjësve të APR-së është përqendruar te rrugicat përreth sheshit.

“Hapësira do jetë një stacion i bukur lodrash e rekreacioni, gjelbërimi e çlodhjeje buzë shëtitores së re e pistave të reja të vrapimit e pedalimit, si zgjidhje edhe për gjithë banorët e Liqenit të Thatë e Saukut”, - sqaron Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Sheshi i ri Rekreativ në jug të Parkut do të jetë këndi i dytë më i madh i lodrave në Tiranë pas atij në pjesën e Amfiteatrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt