/ATSH-AFP/ - Një tërmet ma magnitudë gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sot brigjet e ishullut Java në Indonezi, njoftoi Instituti amerikan gjeofizik, por nuk ka rrezik për cunami, sipas një zyrtari lokal.
"Tërmeti u regjistrua në orën 07:05 GMT, rreth 93 kilometra në jug të fshatit Krajan Tambakrejo, në një thellësi prej 59 kilometrash", sipas USGS.
Mochammad Riyadi, zyrtar i agjencisë meteorologjike indoneziane theksoi se nuk kishte informacione për viktima apo dëme materiale.