Një tjetër lagje në kryeqytet me një linjë të re ujësjellësi, shërbim më cilësor për banorët

Një tjetër lagje në kryeqytet me një linjë të re ujësjellësi, shërbim më cilësor për banorët

Foto ilustruese

Një tjetër lagje në kryeqytet ka tashmë një furnizim më mirë dhe më cilësor me uji. Bashkia e Tiranës dhe UKT bën të mundur shtrimin e një linje krejtësisht të re për furnizimin me uji në rrugën “Prokop Myzeqari” në Njësinë nr.9, çka do garantojë jo vetëm një sasi më të madhe por edhe një ujë më cilësor.

Kjo për vet faktin se linja e reja është e përbërë nga tubacione më të mëdha dhe me material tepër cilësore, çka nuk lejon humbjet në rrjet si dhe problematikën që sillte linja e vjetër e amortizuar.

Gjithashtu UKT në kuadër të investimeve që po kryen në shumë lagje në kryeqytet ka nxjerrë nga funksionimi rrjetin e vjetër të kanalizimeve të ujërave të bardha në rrugën “Siri Kodra” në Njësinë nr.8, duke bërë të mundur disiplinimin e administrimit të ujërave të ndotura në këtë lagje. Të gjitha banesat e kësaj zone do të kenë akses në këtë rrjet të ri të sapo ndërtuar, duke i dhënë fund problematikave të herë pas hershme që shkaktoheshin nga linja rrjeti i vjetër.

Ndërkohë që UKT ka nisur dhe një investim madhor dhe që pritet të sjellë një epokë të re në furnizimin me uji në kryeqytet. Ka nisur puna për shtimin e kapacitet filtrues të ujit në Bovillë dhe shumë shpejt do nisë shtrimi i një linje të re transmetimi nga Bovilla në zonat periferike të Tiranës, siç është Kashari dhe Unaza e Re.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg