Një tjetër mbrojtës nga Anglia, Roma huazon Smalling

Një tjetër mbrojtës nga Anglia, Roma huazon Smalling

Lojtari i ri i Romës, Chris Smalling

ITALI- Chris Smalling është huazimi i dytë i Romës nga Anglia. Pas Zappacostës nga Chelsea, Chris Smalling do të jetë në shërbim të teknikut Paulo Foncesca i cili në këtë fillim sezoni ka hasur probleme me këtë repart. 29- vjeçari i cili prej vitit 2010 ka përfaqësuar fanellën e Manchester United, për herë të parë në karrierën e tij do të ketë një eksperiencë jashtë Anglisë. 

Roma do i paguajë Manchester United 3 milion euro për shërbimet e anglezit pa të drejtë blerjë për një sezon. Por duket se Chris Smalling nuk e ka më të ardhmen në Old Trafford. Trajneri i Manchester Ole Gunner Solskjaer ka një repart mjaft të ngjeshur për mbrojtjen me emra të talentuar si Marcos Rojo, Eric Bailly, Luke Shaë, Diogo Dalot, Lindelof, Darmian dhe me transferimin e fundit, Harry Maguire i cili u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit (100 milion dollarë) nga Leicester ia bëri të pamundur Smalling një vend në formacion. 

Anglezi i cili ka përfaqësuar për 31 ndeshje kombëtaren e tre luanëve mund të gjejë një vend në formacionin e Romës. Momentalisht italianët kanë në dispozicion për qendrën e mbrojtjes Juan Jesus, Fabio Fazio, dy talentet Mert Çetin dhe Ëilliam Bianda si dhe Gianluca Mancini të huazuar nga Atalanta. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral