Një tjetër oligark rus vdes në rrethana misterioze, 50 vjeçari ra nga shkallët në një takim mes miqsh në Francë

Një tjetër oligark rus vdes në rrethana misterioze, 50 vjeçari ra nga shkallët në një takim mes miqsh në Francë

Dmitry Zelenov

Një tjetër oligark rus ka pasur një vdekje misterioze, ndërsa numri i të vdekurve mes elitës ruse vazhdon të rritet në mes të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.

Dmitry Zelenov, i cili merrej me pasuritë e paluajtshme, vdiq më 9 dhjetor në qytetin Antibes të Rivierës Franceze. Sipas mediave ruse, raportohet se oligarku, pesëdhjetë vjeçari vjeç, ishte jashtë për darkë me disa miq kur filloi të mos ndihej mirë dhe u rrëzua nga një shkallë, duke pësuar lëndime të rënda në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin dhe vdekja e tij u konfirmua nga prokurori publik në komunën e afërt të Grasse të nesërmen.

Zelenov ishte një bashkëthemelues i Don-Stroy, dikur një nga perandoritë më të rëndësishme të investimeve dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme të Moskës, të cilën e themeloi në vitin 1994. Ai u shfaq rregullisht në listën e Forbes të rusëve më të pasur deri në vitin 2008, kur Don-Story pësoi humbje të konsiderueshme financiare për shkak të krizës financiare.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg