Një tjetër skandal nga Trump, TV 
MSNBC: Nuk ka paguar taksat 

Një tjetër skandal nga Trump, TV <br />MSNBC: Nuk ka paguar taksat 
Nuk kanë të sosur telashet për Trump edhe pse ai është kreu i Shtëpisë së Bardhë. 

Së fundmi manjati është përfshirë në një tjetër skandal. Gjatë një emisioni është zbuluar se Trump ka mashtruar me deklaratat tatimore. Shtëpia e Bardhë reagon menjëherë duke u shprehur se një publikim i tillë është i paligjshëm. Gazetarja Maddow e MSNBC gjatë transmetimit live ka treguar se ka zbuluar deklaratën tatimore të manjatit nga viti 2005.

Ajo zbuloi gjithashtu se, referuar deklaratave tatimore, presidenti amerikan ka paguar vetëm 38 milionë dollarë taksa, nga 150 milionë që kishte deklaruar se kishte paguar.I menjëhershëm ishte reagimi nga Shtëpia e Bardhë e cila deklaroi se publikimi i deklaratave tatimore është i paligjshëm.
 
“Ju jeni të dëshpëruar për vlerësime, përderisa shkelni ligjin për të nxitur një histori të deklaratave tatimore, të një dekade më parë”, reagoi një zyrtar i indinjuar i Shtëpisë së Bardhë.

Reporterja u mbrojt duke thënë se zbulimi ishte në interes të publikut dhe se informacion e kishte marrë në mënyrë anonime. Shumë gazetarë shprehen se pavarësisht mungesës së detajeve, rrjedhja e informacionit për cështjet tatimore është e rëndësishme pasi mund të rristë presionin ndaj Trump për të treguar më shumë. Gjatë fushatës presidenciale, Donald Trump refuzoi të bënte publike të ardhurat dhe taksat duke thyer kështu një traditë të vjetër amerikane.

Në atë kohë ish- rivalja e tij Clinton e akuzoi se fakti që ai nuk deklaronte të ardhurat do të thoshte se kishte dicka për të fshehur.Ndërsa manjati iu përgjigj se kjo tregonte se ai ishte i zgjuar.  

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)