Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Afganistanin perëndimor të mërkurën në mëngjes, vetëm pak ditë pasi një tërmet paraprak vrau më shumë se 2.000 njerëz dhe rrënoi fshatra të tëra.
Tërmeti më i fundit, 6.3 ballësh, goditi rreth 28 kilometra larg Heratit, kryeqytetit të provincës Herat, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Rreth 80 njerëz u lënduan nga tërmeti i mëngjesit të sotëm, ndërsa autostrada kryesore në Herat u bllokua si pasojë e rrëshqitjes së dheut, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë për Informim të Afganistanit, Abdul Wahid Rayan.
Të gjitha 700 shtëpitë në fshatin Chahak, i cili nuk ishte prekur nga tërmeti i kaluar, u shembën të mërkurën.
Në Chahak nuk u raportua për të vdekur, pasi banorët janë strehuar nëpër tenda këtë javë, nga frika se tërmetet do të vazhdojnë ta godasin Heratin.
Zyrtarët talibanë thanë se më shumë se 2.000 njerëz u vranë në Herat si pasojë e tërmetit të fundjavës.
Në fshatrat e këtij rajoni nuk ka mbetur pothuajse asgjë, përveç rrënojave dhe funeraleve pas tërmetit të së shtunës.
Në Naib Rafi, një fshat i cili i kishte rreth 2.500 banorë, nuk ka mbetur pothuajse askush i gjallë, përveç burrave që kishin qenë duke punuar jashtë kur tërmeti goditi, sipas dëshmitarëve./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.1%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5471
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tërmet në konferencën për shtyp, frikë te Benfica para ndeshjes së Champions League
18 Shkurt, 14:23
-
Greqi/ Tërmet 4.7 ballë në Malin Athos, lëkundjet ndjehen edhe në Selanik
15 Shkurt, 19:32
-
Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini: Tërmet 6 ballë që rrafshon ndërtimet, vullkan dhe tsunam
10 Shkurt, 10:45
-
Sizmiologët grekë: Mbi 11700 tërmete në Santorini dhe Amargos që nga 26 Janari, rekordi më 6 shkurt me 1400 lëkundje në ditë! Intensiteti në rënie
9 Shkurt, 18:16
-
Tërmetet në Santorini, kryeministri Mitsotakis viziton ishullin grek: Po përgatitemi për më të keqen, 3 milionë euro për ndërtimin e një porte shpëtimi
7 Shkurt, 15:44
-
Turqi/ Dy tërmetet e Shkurtit 2023, shkaktuan humbje direkte financiare prej 104 miliardë dollarësh
7 Shkurt, 08:29
-
Mbi 7700 tërmete në 9 ditë radhazi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Santorini! Kryeministri grek viziton nesër ishullin
6 Shkurt, 14:56
-
Tërmetet në Santorini, ishulli regjistroi 7000 lëkundje, Sizmiologu Rrapo Ormëni zbulon a preket Shqipëria
6 Shkurt, 14:50
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
20-vjeçarja shqiptare që jeton në Santorini: Ja pse nuk largohem nga ishulli, jam mësuar me tërmete
5 Shkurt, 07:25
-
Greqi/ Eksod masiv në Santorini, mbi 11000 njerëz e 1200 mjete të larguara nga ishulli! Sizmiologu jep alarmin: Jemi në udhëkryq, përmasat do rriten! (VIDEO)
4 Shkurt, 17:40
-
Tërmetet në Santorini/ Çela në Report Tv: Çdo 5 minuta ka lëkundje, njerëzit në panik, kanë fjetur në makina! Shumica e të larguarve janë shqiptarë
4 Shkurt, 11:58