TIRANE- Një tjetër femër e re është prezantuar sot në kreun e një drejtorie. Luneda Sufali do të jetë Drejtore e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
 
Sufali ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, dhe ka punuar në disa kompani të njohura vendase e të huaja.

Gjatë ditës së sotme, janë prezantuar edhe dy vajza të tjera në krye të dy drejtorive të rëndësishme në vend, atë të Tatimeve dhe të Doganave.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)