
Ish-deputeti ukrainas, Oleksiy Kovalyov, i cili iu bashkua qeverisë rajonale të Hersonit të imponuar nga Moska u gjet i vdekur të dielën. Ai u vendos në krye pasi forcat e armatosura ruse pushtuan pjesë në juglindje të Ukrainës.
Lajmin e përcolli të hënën një këshilltar i administratës rajonale të kontrolluar nga Kievi, Serhiy Khlan, i cili tha se Kovalyov u gjet i vdekur një ditë më parë në shtëpinë e tij në qytetin Hola Prystan.
Mediat ukrainase raportuan se ai u gjet me një plagë në kokë, shkaktuar me armë zjarri. Po ashtu, u raportua se gruaja e e Kovalyov u plagos me thikë dhe u shtrua në spital.
Autoritetet e imponuara nga Rusia në Ukrainë nuk i komentuan raportimet, por kanalet pro-ruse në rrjetin Telegram i konfirmuan ato. Të shumtë janë zyrtarët ukrainas të emëruar nga Moska në zonat e Ukrainës që janë sulmuar apo kanë vdekur javët e fundit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Inspektorët e Agjencisë të Energjisë Atomike sot në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias! 13 ekspertë, mes tyre edhe shqiptarë








