Një tufë lulesh dhe një shishe gjigante me verë, zbulohet dhurata e Ramës për Nexhmije Pagarushën

Një tufë lulesh dhe një shishe gjigante me verë,  zbulohet dhurata e Ramës për Nexhmije Pagarushën

Nexhmije Pagarusha me dhuratën e Ramës

Vetëm pak minuta se të largohej për në aeroport Nexhmije Pagarusha është suprizuar nga një dhuratë e bukur e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Këngëtares së famshme i është dhuruar një tufë e madhe me lule dhe një shishe gjigante me verë.

Këto kanë qenë dy dhuratat simbolike që kryeministri shqiptar ia ka dedikuar yllit të këngës shqiptare. Ndërsa Pagarusha i priti me buzëqeshje, falënderime e mirënjohje dhuratat, nuk mungoi batuta e familjarëve të saj, që i thanë “Kështu ndodh, nëse këndon “E dehur jam…”.

Dhurata iu dorëzua këngëtares kosovare Pagarusha nga 2 vajzat të stafit të Kryeministrisë në praninë e familjarëve dhe gazetares së “Shqiptarja.com” që po e intervistonte këngëtaren. Pagarausha ka shprehur mirënjohjen e saj për kryeministrin Edi Rama dhe është ndier shumë e kënaqur me surprizën e minutave të fundit para se të largohej nga Tirana, ku mori me vete edhe urimet e presdentit Ilir Meta për ditëlindjen dhe “Çelësin e Tiranës” nga kryebashkiaku Veliaj.






(Shishja e verës që kryeministri Rama i dhuroi Pagarushës)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër