'Një tymuese e hedhur në parlament', Braçe i përgjigjet importuesit të plehrave kimike: Meritoni hetim parlamentar për çfarë keni bërë në një vit dhe unë do e nxis

Deputeti Erion Braçe i është përgjigjur importuesit të plehrave kimike, Roland Bramllari, kompania MBM shpk e të cilit që operon në tregun e importit të plehrave kimike u gjobit nga Autoriteti i Konkurrencës me 66 milion lekë, i cili i kërkoi dje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë 'tymueset e hedhura në parlament sepse po na çojën drejt falimentimit'. Me një postim në Facebook, Braçe flet me shifra, teksa shkruan se vendimi i Autoritetit të Konkurrencës nuk erdhi për shkak të luftës në Ukrainë, që solli krizë, por për shkak se ata abuzuan me çmimet që në janar të 2021.

"Tregtarët miliarderë të plehrave kimike në revoltë eeeej! po përse? kanë që në janar 2021 që  rrisin çmimet në kurriz të bujqve dhe heshtin; pse u revoltuan tani? Kurajo e madhe të gënjesh! Vendimi i komisionit të konkurrencës që i ka revoltuar këta, nuk ka lidhje me çmimet e sotme, çmimet e luftës! Vendimi ka lidhje me rritjen e menjëhershme të çmimeve në janar prill 2021! Nuk kishte lufte atëkohë! zero! Ukraina e Rusia prodhonin e nuk kishte asnjë, zero kufizim në prodhim dhe eksporte! Ka patur monitorim, hetim paraprak, masa të cilat këta duhet ti zbatonin; këta i refuzuan! Shkuan në gjykatë dhe gjykata i rrezoi, i dha të drejtë komisionit të konkurrencës! Hetimi u thellua për këtë shkak dhe abuzimi në treg në periudhën janar prill 2021 u provua plotësisht! Pra gjoba 1.5 milion euro për ta erdhi pas refuzimit të zbatimit të masave paraprake e vërtetimit plotësisht të abuzimit e vijimit të abuzimit! Pra gjoba 1.5 milion euro nuk ka lidhje fare me luftën që nisi ne 28 shkurt 2022, një vit më pas!", shkruan Braçe.

Për Braçen, sërish çmimet me të cilat po shiten sot plehrat kimike, sërish nuk kanë lidhje me luftën teksa shkruan se të dhënat e doganave tregojnë se sasia e importit të plehrave pas 28 shkurtit është e vogël në raport me importet e këtyre ne periudhën shtator dhjetor 2021, periudha kyç e importit para dorës së pare e të dytë te plehërimit dhe përsëri larg nga lufta. Ai thekson se importuesit e plehrave kimike meritojnë hetim parlamentar për atë se çfarë kanë bërë gjatë një viti, ndërsa zotohet se ai do ta nxisë një gjë të tillë.

"Ndërkohë, çmimet me të cilat po shesin tani, nuk kanë lidhje përsëri me luftën; të dhënat e doganave tregojnë se sasia e importit të plehrave pas 28 shkurtit është e vogël në raport me importet e këtyre ne periudhën shtator dhjetor 2021, periudha kyç e importit para dorës së pare e të dytë te plehërimit dhe përsëri larg nga lufta! Kjo është e vërteta! |Tani kam një pyetje për atë që pretendoi tymueset: A ke importuar ti në 30 nëntor 1110 tone superfosfat me 23 lekë për kilogram dhe me sa e ke shitur? Po sivëllai yt a ka importuar në 19 tetor 3000 tonë plehërues “ultrascan special” me 33.6 lekë për kilogram dhe me sa e ka shitur? Do çmime të tjera për importe të tjera ti e ju? Do i dëgjosh sot nga kuvendi! dhe po e përsëris; për këto çmime nuk jeni hetuar ende! Dëgjoni; për çfarë keni bërë në harkun e një viti ju meritoni hetim parlamentar dhe unë do ta nxis një të tillë për ju!", përfundon Braçe.

Erion Braçe, ka denoncuar edhe më parë çmimet abuzive në tregun e plehrave kimike, duke thënë se është shndërruar në një kartel kriminal, që po ndikon negativisht te bujqësia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/04/2022 02:41

    Po prodhimet shqiptare ju mburreni se i keni organike, (bio)sic thoni ju aty?! Nese perdorni plehera kimike,atehere nuk jane me organike.

    Përgjigju
  • tirana e re: 31/03/2022 14:16

    Je 1-sh.

    Përgjigju
  • Musta: 31/03/2022 12:29

    Bravo brace. I vetmi qe flet gjera me mend dhe thot te vertetn.

    Përgjigju
  • Beni: 31/03/2022 10:18

    Jo gjobe jo , ti hiqet e drejta e importit te plerave kimik dhe sekuestrim i te gjitha pasurive dhe keri te abuzojne te tjeret por kjo gje nuk ndodh ne kete vend te korruptuar se ai maskarai i ndan fitimet me politikanet !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen