Një udhëtim me alpinistët elbasanas në majën “Çuka Partizane” në Malin e Tomorrit

/ ATSH / - Ekipi i Shoqatës së alpinisteve të Elbasanit në fundjavë, ndërmori një udhëtim drejt Malit të Tomorrit, duke kapur majën më të lartë me emrin "Çuka Partizane".
Udhëtimi filloi me një vizitë në qytetin muze të Beratit.
Alpinistët kaluan një natë në çadrat e tyre në" Çezmën e Tarikos" në fshatin Qaf Dardhë në rrëzë të Malit të Tomorit, ku së bashku me banorët vendas ,kaluan një mbrëmje të bukur.
Marshimi vazhdoi ditën e dielë drejt majës më të lartë Çuka Partizane në pjesën veriore të Malit të Tomorrit, që kap lartësinë 2416 m.
Pushtimi i kësaj maje dhe ngritja e flamurit është një traditë dhe kënaqësi për alpinistët.
Mali i Tomorrit dhe rrethinat e tij, janë një atraksion e përhershëm për vizitorët vendas dhe të huaj. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian