Arben Ndoka, ish-deputet i PS dha dorëheqjen nga mandati duke u larguar nga Kuvendi legjislaturën e kaluar, pasi prekej nga ligji i dekriminalizimit. Megjithatë ai vijon që të ketë kontakte dhe shoqëri me deputetët e PS.

Fotografi i njohur Agim Rama ka fiksuar një moment të Ndokës në shoqërinë e deputetëve Xhemal Qefalia e Pjerin Ndreu dhe kreut të Zyrës Përmbarimore, Piro Lutaj. Fotografi i shoqëron fotot me statusin ‘Një ujë pa gaz mes kolegësh..’.

Ndërkohë që Agim Rama sjell në foto edhe debatin e ashpër te Komisioni i Medias mes shumicës dhe opozitës, teksa e ftuar për të raportuar ishte ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, por edhe momente pikate kur deputeti Bujar Çela nuk ia ndanë sytë Adelina Ristës, që është duke pirë kafe.

Kryetarja e Komisionit të Medias, Vokshi si rrallë herë është ‘kapur’ nga fotografi e qetë duke u menduar, ndërsa Musa Ulqini dhe Fidel Ylli duket se po diskutonin strategjinë përballë opozitës në komision.