Një valixhe ngjyrë kafe është gjetur mes një kompleks pallatesh te ‘Rruga e Kavajës’ në Tiranë. Policia menjëherë shkoi në vendngjarje për të sqaruar situatën. Por pas verifikimeve rezultoi se valixhja ishte e mbushur me rroba.
"Në vijim të informacionit paraprak për një valixhe që u konstatua në Rrugën e Kavajës, ju informojmë se: Në vendin ku u konstatua valixhja shkoi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të valixhes, brenda së cilës rezultoi se kishte veshje", njoftoi policia.