Një viktimë nga Covid-19 në Kosovë, raportohen 22 raste të reja në 24 orët e fundit

Një viktimë nga Covid-19 në Kosovë, raportohen 22 raste të reja në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Kosova, tashmë prej ditësh vijon që të raportojë një numër të ulët të rasteve të reja me COVID.

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë si pasojë e COVID-19, ndërsa janë raportuar edhe 22 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.

Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.095 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.276. Në total numri i rasteve aktive është 428.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave