Pamje EKSKLUZIVE/ Vritet me armë zjarri taksisti 71-vjeçar në Fushë Prezë, u qëllua nga një makinë në lëvizje, trupi i pajetë në vendngjarje (EMRI)

TIRANË- Një 71-vjeçar qëllohet për vdekje me armë zjarri në rrethana misterioze në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit rreth orës 16:45 të pasdites së sotme. Personi i identifikuar si Abudlla Budlla me banim në fshatin Ahmetaq të Prezës është gjetur në anë të rrugës sipër një fuçie pa shenja jete. Report Tv siguron pamjet ekskluzive të rënda të personit të pajetë.Viktima ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip "Renault ", por është qëlluar pak metra jashtë saj.

Sipas burimeve viktima punonte si taksist pa licencë në vend. 71-vjecari ka mbetur i vrarë në vendin ku shpesh herë stacionohej me taksinë e tij vetëm pak minuta nga banesa e tij në fshatin Ahmetaq.

Viktima Abudlla Budlla

Gazetari i Report TV, Merin Maçi bën me dije se Budlla është qëlluar 6-7 herë nga një automjet në lëvizje që dyshohet se është larguar në drejtim të Vorës. Deri tani ende nuk ka një pistë konkrete që të çon tek shkaku që prodhoi ekzekutimin e tij për shkak se viktima nuk ka precedent të mëparshëm penal. Për identifikimin e autorëve policia ka shoqëruar personat që kanë qenë në zonë në momentin e ngjarjes dhe që mund të kenë fiksuar automjetin me të cilin janë larguar autorët.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes. Zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Detaje nga vrasja e taksistit në Fushë- Prezë/ U qëllua 6-7 herë, autorët dyshohet se u larguan drejt Vorës! Disa të shoqëruar

1596478916_vrasja.JPG

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 71-vjeçarit, Abdulla Budlla. Gazetari i Rerport Tv, Merin Maçi raporton se 71-vjecari ka mbetur i vrarë në vendin ku shpesh herë stacionohej me taksinë e tij vetëm pak minuta nga banesa e tij në fshatin Hametaq.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Budlla është qëlluar 6-7 herë nga një automjet në lëvizje që dyshohet se është larguar në drejtim të Vorës. Deri tani ende nuk ka një pistë konkrete që të çon tek shkaku që prodhoi ekzekutimin e tij për shkak se viktima nuk ka precedent të mëparshëm penal. Për identifikimin e autorëve policia ka shoqëruar personat që kanë qenë në zonë në momentin e ngjarjes dhe që mund të kenë fiksuar automjetin me të cilin janë larguar autorët. Nga ana tjetër për kapjen e tyre policia ka ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Ora 18:32
U vra me armë dhe u la në rrugë/ 71-vjeçari punonte taksist në të zezë!

1596472486_Aksidento.JPG

Gazetari i Report Tv, Merin Maçi bën me dije se viktima, Abdulla Budlla punonte taksist pa licencë.

Ora 18:13
Vrasja në rrethana misterioze/ Foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes....trupi i pajetë i vendosur sipër një fuçie

1596471148_WhatsAppImage20200803at18.10.57.jpg

Trupi i pajetë i Abdulla Budlla

Report Tv siguron ekskluzivisht foto nga vendi i ngjarjes 71-vjeçari Abdulla Budlla. Trupi i pajetë është ende në vendin e ngjarjes, ku siç shihet në këtë foto ai është vendosur sipër një fuçie.

Ora 18:06
EMRI/ Kush është 71-vjeçari që u gjet i vrarë në Fushë Prezë, trupi i pajetë pak metra larg makinës së tij

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar pasditen e kësaj të hënë në Fushë- Prezë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Abdulla Budlla, 71-vjeç nga fshati Ahmetaq. Ai është gjetur i vrarë jashtë mjetit të tij, i cili është marrë në cilësinë e provës materiale.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 03/08/2020 23:14

    E ka bere nje gje ky ,,nuk te vret njeri kot...

    Përgjigju
    • O ymer: 04/08/2020 09:45

      Ndoshta eshte çështje kanuni dhe ky tvetmen faji mund te ket qe esh fis me dike

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja