‘Një vilë historike më pak’, shembet ndërtesa e vjetër e motrave të Zogut në Tiranë (VIDEO)

Gjurmët e “Qytetit kopsht”, konceptuar në planin rregullues të Tiranës në vitin 1936 dita-ditës po veniten. Një nga vilat historike te rruga e “Elbasanit”, e cila ka qenë pjesë e këtij koncepti nuk është më. Brenda dy ditësh u shemb. Sot gjenden vetëm rrënojat e godinës 80-vjeçare. Në vend të saj do të ndërtohet një pallat dhjetëkatësh.  

Por kujt i përkiste fillimisht Vila 11?

Fillimisht ka qenë konceptuar si vilë e motrave të Zogut, ndërsa më pas ka qenë nën zotërimin e privatit. Vila historike 11 ka qenë në listën e monumenteve të kategorisë së II, gjë që për 80 vite nuk është tjetërsuar origjina e saj. Ndërsa, kët ë periudhë statusi i është hequr. Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk ka bërë asnjë deklarim për këtë. Por fatin e kësaj vile do ta kenë edhe të tjera vila në kryeqytet. 

Gjurmët e kësaj godine historike tashmë janë vetëm në librin studimor të arkitektes Vera Bushati, “Vilat e Tiranës”. Brezat që do të vijnë nuk do të kenë asnjë informacion më shumë, por mesa duket historia po krijohet nga e para. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Firda: 16/08/2018 11:28

    Na hapet barkun me keto vilat po jeni luajtur menc apo cfare? Cila eshte historia, apo qe kane jetuar motrat e atij qe vodhi Shqiperine dhe nukla gje pa bere ti vinte dlaken mbas 1944. Kur te kthejne floririn qe vodhen atehere le te ankohen njerzit te cileve ju vjen keq.

    Përgjigju
  • Populli: 16/08/2018 10:38

    Ju lutem mos shkruani budallalleqe. Hapni, shfletoni, lexoni dhe pastaj vendosni cfare do te shkruani. Ajo vile nuk ka asnje vlerë historike. Nese do te ishte e tille do te ishte mirembajtur nder vite. Sa per ta ditur, vila eshte ndertuar nga Selman Stermasi në vitin 1935. Ai ja ka shitur nje prej motrave te Zogut ne vitin 1937. Gjatë pushtimit italian vila u shtetezua dhe i kaloi Kryqit te Kuq Shqiptar. Gjate viteve te pushtimit gjerman, vila ju kthye pronareve, familjes së motrës së Zogut. Ne vitin 1948 u shtetezua nga regjimit komunist, për t'ju rikthyer serish pronarëve në vitin 1994. Qe ne kohen e komunizmit e me pas vila nuk eshte trajtuar si objekt historik, e per me teper vlere arkitekturore. Kaq eshte dhe asgje me shume. Ta gezojne ata qe do te marrin banesat ne ate vend, nder me te miret ne Tirane!

    Përgjigju
    • Adi: 15/08/2019 15:26

      Populli pershendetje. Te lutem mund te me japesh disa info me shume rreth viles ose nese ke njohuri mbi vilat qe jane tek rruga elbasanit do me ndihmoje shume pasi po bej nje studim rreth tyre. Flm

  • Tirona Re: 15/08/2018 22:23

    Po normal qe te babziturit vazhdojne te jene verdalle, neper rruge , shkolla , zyra e kudo shqipetaret jetojne. Te rinjte do te kene ç’farë te keni si trashigimi te nesermen. Ato me krenari do rremojne nëper serverat e Facebook-ut fotografite e kryeministrit me pushime apo denocimet e Berishes! Dhe patjeter qe do krenohen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën