Me armë dhe shpatë/ Arrestohet 'i forti' i Boriçëve në Fier, 'nipçja' i Ben Qimes (VIDEO)

FIER- Forca e Ligjit në kuadër të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka arrestuar Ilir Boriçin, i cili një vit më parë shtiu me armë drejt një lokali. Gjatë operacionit, Boriçi u arrestua pasi efektivët e policisë i sekuestruan në flagrancë 2 pistoleta dhe 1 shpatë.

Armët e sekuestruara Ilir Boriçit

Sa i përket ngjarjes së ndodhur një vit më parë, 42-vjeçari u dënua mori masën "detyrim paraqitje" nga Gjykata e Fierit.

Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur "Boriçët", grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit. Vetë Boriçi është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale "Tentativë vrasje", "Kanosje", "Shkatërrim prone" dhe "Armbajtje pa leje".

Boriçi ka lidhje familjare me Ben Qimen (Arben Isufaj), është një ndër personat më të kërkuar të drejtësisë italiane. Mësohet se Ben Qimja e prezantonte Boriçin si "nipçen" e tij, pasi ishte martuar me mbesën.

Ben Qimja njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge, vrasje, etj. Disa herë ai ishte arrestuar në Shqipëri me sasi të mëdha marijuane, ndërsa ka pasur edhe përballje me policinë. Në vitin 2009 u vendos edhe fati i tij përfundimtar kur Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e la të lirë për mungesë provash.

Armët e sekuestruara Ilir Boriçit

Gjithashtu, në prangat e policisë ka rënë edhe 25-vjeçari, Said Dervishi nga Lushnja, i cili rreth një muaj me parë ka qëlluar me automatik mbi dy vëllezër për shkak të një konflikti pronësie në kodrat e Zhamës.

Njoftimi i policisë:

Fier-Lushnje

Forca e Ligjit në veprim arreston në flagrancë një prej të fortëve të Fierit.

FNSH në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier, në kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim.

Kontrollet janë kryer në lokale dhe ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjes.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë dhe 1 shpatë, arrestohet në Fier në kushtet e flagrancës poseduesi i tyre, shtetasi Ilir Boriçi.

Kapet dhe ndalohet në Lushnje një shtetas i shpallur në kërkim për "Armbajtje pa leje" dhe "Kanosje".

Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale" si edhe nga mbatja nën vëzhgim e ambienteve që frekuentohen nga persona me precedent kriminal, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•Ilir Boriçi, 42 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen "8 Shkurti" Fier, shtetasit Ilir Boriçi iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.

Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur "Boriçët", grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.

Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale "Tentativë vrasje", "Kanosje", "Shkatërrim prone" dhe "Armbajtje pa leje".

Aktualisht ky shtetas ishte në masën "Detyrim paraqitje" për veprën penale "Armbajtje pa leje", "Kanosje" dhe "Shkatërrim prone".

Gjithashtu, po në kuadër të kontrolleve të ushtruara u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

•Said Dervishi, 25 vjeç, banues në Lushnje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurimit "Arrest me burg" për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Ky shtetas, 04.09.2018 në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automotik drejt vëllezërve N.M dhe H.M.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lakja.: 10/10/2018 20:26

    PSE nuk FLET EDVIN RAMA PER BORICET DHE QIMEN E FIERIT? MOS I VELLAI I RAMES ESHTE ORTAK ME KOSOVARIN QE GRABITI BAR RININE E FIERIT DHE TANI PO NGRENE KULLAT BINKAKE TE FIERORKUT DUKE GRABITUR ASHIQARE PRONAT PUBLIKE .KA CA FAJ SALI BERISHA QE I BESONTE SI TE DJATHTE KETA VRASES MAFIOZE DHE KADAFET E FIERIT .PO KETA KALOJNE NGA VERDALLISET €£€£€&$$$$$ DHE NUK JANE TJETER GJE VEC MAFIA FIWRAKE MW E FUQISHMJA NE EUROPE .

    Përgjigju
    • Erik: 10/10/2018 23:32

      Ah mor Lake allias Trump qe e ke memorien shume te shkurter ose ben sikur harron. Keta kane qene gjithmone ushtaret e PD-se. Harrove kabllogramet e ambasades amerikane kur permendnin Olldashin me Alibeajn qe nxirrnin me leje te burgosurit javen e votimeve per te mbledhur vota per PD-ne ne Fier. Nje Boric ka qene permendur me emerge ne kabllogram. Ndaj jo se u ka besuar Berisha, por i ka perdorur ne kembim te mandateve.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë