Një vit nga helmimi i agjentit rus në Angli, shfaqet flamuri provokues në katedralen e qytetit

Një vit nga helmimi i agjentit rus në Angli, shfaqet flamuri provokues në katedralen e qytetit

Flamuri rus në katedralen e Salisbury

Një flamur rus është shfaqur në katedralen e qytetit anglez në të cilin një vit më parë u helmua agjenti rus Sergei dhe Yulia Skripa, vajza e tij. Në orët e para të mëngjesit në qytetin e Salisbury është shfaqur flamuri trenjgyrësh i cili fillimisht është vërejtur nga një punëtor dhe më pas ka hapur dhe polemika. Deputeti i Salisbury në Parlamentin e Anglisë, John Glen ka reaguar për këtë veprim duke mos kursyer as fjalorin pasi e quan një marifet prej budallai dhe se fatmirësisht flamuri është hequr nga pjesa e katedrales e cila është në rikonstruksion.

Më 4 Mars të 2018, ish- agjenti dhe ish- ushtaraku rus së bashku me vajzën e tij u helmuan nga një gaz helmues, i quajtur Novichok, i prodhur në Ish- Bashkimin Sovjetik rreth viteve 1970- 1990 dhe që pretendohet se është një nga gazet helmuese më të rënda të prodhuara ndonjëherë. 

4 marsi i vitit të kaluar do të konsiderohej dhe si një krisje mes marrëdhënieve diplomatike të Anglisë dhe Rusisë, pasi kryeministrja britanike dëboi 23 diplomatë rusë të ambasadës në Angli ndërkohë Kremlini akuzoi Qeverinë britanike për vrasje të paramenduar. Sakaq, ngjarja prej një viti ka mbetur ende pa autor.    

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja