Si sot, një vit më parë, kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Simon Kulli, kaloi në amshim, duke lënë pas kontributin e tij ndaj Kishës, besimtarëve, të sëmurëve, të varfërve dhe të rinjve, për të cilët aq shumë u kujdes.

Në meshën përkujtimore, me rastin e njëvjetorit të kalimit në Amshim, Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Arjan Dodaj u ndal te jeta dhe vepra e bashkëvëllait të tij në fe, Imzot Simon Kullit.

Në kuadër të veprimtarive përkujtimore për ipeshkvin e ndjerë, Imzot Simon Kulli, u transmetua edhe një dokumentar kushtuar jetës së tij, teksa një libër i botuar me këtë rast përjetëson portretin e njërit prej katër meshtarëve të parë shqiptarë pas shpalljes së lirisë së besimit fetar.

Në përvjetorin e parë të kalimit në amshim, Këshilli Bashkiak i akordoi titullin “Qytetar Nderi” Monsinjor Kullit, teksa emrin e tij do ta mbajë rruga kryesore e Vaut të Dejës.

Imzot Simon Kulli i cili kaloi në Amshim me 29 nëntor të vitit 2025 në moshen 52 vjeçare la pas një testament që nuk do të shuhet, duke dëshmuar se feja nuk vritet, se shpresa nuk burgoset.

Lindi në kohën kur Shqipëria ishte shpallur vendi i parë ateist në botë, dhe vdiq si bari i një Kishe të lirë dhe të ringjallur.