Një vit nga “Martesa PS-LSI”
Shalsi-Braho:Zgjedhja e duhu

Një vit nga “Martesa PS-LSI”<br />Shalsi-Braho:Zgjedhja e duhu
TIRANE- Kur mbushen plot 1 vit nga koalicioni i shumëdiskutuar PS–LSI duket se të dy partitë nuk kanë janë bërë “pishman” për zgjedhjen që ndërmorën më 1 prill të 2013. Eksponentët e mazhorancës e vlerësojnë këtë koalicion të domosdoshëm që bazohet në një program të përbashkët dhe që bën këtë marrëdhënie mes dy partive të jetë i suksesshëm dhe jetëgjatë.

“Na duhet të pranojmë që funksionon shumë mirë edhe për pjesën e fushatës dhe pjesën elektorale dhe është në rrugë të mbarë edhe për pjesën qeverisëse. Është një aleancë një aleancë e ngritur mbi baza programore. Nuk është një aleancë e ngjizur artificialisht dhe në rast se do pyesni ku ndryshon me atë të legjislaturës së kaluar apo qeverisjes së kaluar, ka të bëjë dhe pikërisht me frymën. LSI është një forcë e majtë, ka qenë e tillë. Ne e kemi marrë përsipër, kemi publikuar, i kemi prezantuar shqiptarëve një program të përbashkët. Shqipëria tashmë nga një rrugë drejt humnerës është futur në një rrugë drejt një perspektivë të qarte evropiane”, shprehet Shalsi.

LSI e konsideron këtë bashkëpunim jo vetëm në kuadrin e një fryme të re qeverisjeje, por edhe në kuadrin e sugjerimeve dhe përmirësimit të ligjeve.

“Mendoj që është një koalicion i domosdoshëm, i pritshëm sepse i dha fund një qeverisje të djathtë me vokacion mjaftë negativ ne të tëra drejtimet. Mbas një viti ky koalicion ose le të themi mbas 6-muajsh qeverisje të përbashkët, mendoj se është normale të bëhet një bilanc edhe e thënë shkurt bilanci është pozitiv. Nuk ka qenë zgjedhja jonë koalicioni më PS-në, ka qenë dhe zgjedhja e PS ne koalicion me LSI-në", u shpreh Braho.

I pyetur nëse LSI ka marrë pozicionin e duhur duke bërë këtë koalicion dhe a është vlerësuar ashtu siç duhet, Braho thotë se "LSI-ja nuk e ka matur këtë koalicion me postet, e ka matur për t'i dhënë një frymë të re një filozofi të re qeverisjes. Ka origjinalitetin e saj që shpesh herë shkon dhe në sugjerime të forta edhe për partinë socialiste ku ajo të këtë kujdes. Duhet të përsoset cilësia e qeverisjes, vendosshmëria dhe veçanërisht duhet të këtë rritje të nivelit të hartimit të ligjeve”.
 
Partia Socialiste më 1 prill të 2013 ftoi Lëvizjen Socialiste për Integrim të bëhej pjesë e koalicionit të majtë për të garuar së bashku në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit të kaluar.
 
Ftesa u zyrtarizua pas një mbledhje kryesie në selinë rozë. Më tej ishte 22 prilli që i vuri vulën këtij bashkëpunimi kur pas një konference rajonale të Partive Socialiste Europiane të zhvilluar në Shkodër, u firmos dhe marrëveshja nga Edi Rama dhe Ilir Meta.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar drejtësinë! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar drejtësinë! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet