Një vit nga vrasja e Prek Tonajt në Shkodër, arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi krimi! Dha dëshmi të rreme

Një vit nga vrasja e Prek Tonajt në Shkodër, arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi krimi! Dha dëshmi të rreme

Foto: Viktima, Prek Tonaj

SHKODER - Policia e Shkodrës arrestoi pronarin e lokalit ku në shkurt të 2022 u vra Prek Tonaj. Bëhet fjalë për Gegë Tefaj i cili ishte shpallur në kërkim për deklarim të rremë.

Ndaj 53 vjeçarit banues në fshatin Grudë e Re, gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg më 11 korrik 2022 “pasi ka dhënë dëshmi të rreme përpara prokurorit, për rrethanat e vrasjes së shtetasit Prek Tonaj, ngjarje e ndodhur më datë 13 shkurt 2022, në lokalin e tij.

Ndaj tij rëndon akuza “Deklarata e rreme përpara prokurorit” informoi sot policia e Shkodrës. 

Vrasja e 47 vjeçarit, Prekë Tonaj u shënua më 13 shkurt 2022 në një lokal në Grudë të Shkodrës. Autori me kapele hyri i vetëm në lokal iu është afruar viktimës dhe ka përmendur një emër që sipas grupit hetimor ishte emri mbi të cilin është kryer vrasja. Më pas u largua me ndihmën e një bashkëpunëtori që po e priste në hyrje të lokalit. Hetimet janë përqendruar tek hakmarrja për shkak të së kaluarës së viktimës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu