Një vit nga vrasja makabre e tipit mafioz e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin se nuk është bërë asgjë rreth zbardhjes së këtij akti kriminal.
“Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, në këtë përvjetor të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, konstaton me keqardhje të thellë e dëshpëruese se nuk është bërë azgjë rreth zbardhjes së këtij akti krimina. Kjo përbën një ogur jo të mirë për drejtësinë, në veçanti dhe shoqërinë, në përgjithësi.”- thuhet në deklaratën për shtyp të shpërndarë sot në media.
“Drejtësia humbi nje gjyqtar te nderuar, të aftë e kurajoz; familja humbi njeriun më të dashur; ne gjyqtarët humbëm kolegun e shokun, ndërsa shoqëria mori një goditje domethënëse në sigurinë e saj në jetën e përditshme.”
Gjyqtarët i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse të intensifikojnë punën për zbulimin e autorëve të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo urdhëruesve të saj.
“Kjo do të përbënte një ngushëllim për familjen e shoqërinë, por mbi të gjitha është mision e përgjegjësi për të sjellë më shumë shpresë për siguri publike dhe drejtësi të pavarur e të përgjegjshme në vend.”- nënvizohet në njoftmin për shtyp.
Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, Gjyqtari Skerdilaj Konomi, 33 vjeç, babai i dy fëmijëve u ekzekutua në Vlorë me një atentat të tipit mafioz, 9 shtator 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon. Një nga pistat kryesore për ekzekutimin e tij mbetet çështja e pronave familjare që vetë gjyqtari po ndiqte. Deri në ditët e sotme nuk ka pasur asnjë person në pranga si të dyshuar për vrasjen. Ndërkohë që vrasja në mënyrë demonstrative e Konomit tronditi mbarë opinionin publik.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com