TIRANE- Një vit pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha rikthehet në karrigen e kryetarit për të komentuar procesin e zgjedhjeve në PD. Ditën e djeshme ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha në një takim me gazetarët hodhi kritika ndaj Bashës përsa i përket procesit reformues në PD duke shprehur pakënaqësinë se i gjithë ky proces po vonohet dhe ka pasur pengesa. Në takimin e zhvilluar me gazetarët në selinë e PD-së, Berisha theksoi se vendimi i marrë një vit më parë për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë ishte më i vështirë për të, duke shprehur edhe shenja nostalgjie. “Nesër është 1-vjetori, është shpallja e një vendimi mbi 20 vjeçar i mbajtur thellë në shpirtin tim”,- tha Berisha.
/Shqiptarja.com











