Njëmbëdhjetë arrestime në Spanjë dhe Itali për vaj ulliri të falsifikuar, sekuestrohen 5200 litra vaj dhe 91 mijë euro

Njëmbëdhjetë arrestime në Spanjë dhe Itali për vaj ulliri të falsifikuar, sekuestrohen 5200 litra vaj dhe 91 mijë euro

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në një operacion në Itali dhe Spanjë, pasi dyshohet që vaji që shisnin ishte i përzier me produkte të palejuara për konsum.

Garda Civile dhe Karabinierët sekuestruan në tërësi rreth 5200 litra vaj ulliri të falsifikuar, të gatshëm për shitje për publikun, 91 mijë euro cash dhe katër automjete.

Operacioni ka prekur provincat e Ciudad Real dhe Jaén, provinca të cilat shquhen për prodhimin në masë të vajit të ullirit.

Operacioni filloi pasi Seprona (policia ekologjike e Gardës Civile) zbuloi parregullsi në vajin e ullirit të transportuar nga një kamion cisternë që u inspektua në qytetin Manzanares (Ciudad Real).

Ajo që ata panë është se ky produkt ishte në kufirin e cilësisë minimale për të qenë i virgjër ose ekstra i virgjër (cilësia më e lartë).

Sipas autoriteteve ata përdorën të ashtuquajturat vajra lampante, cilësia më e keqe, për shkak të aciditetit të lartë dhe erës dhe aromës së pakëndshme, tregtimi i të cilave është i ndaluar.

Sipas hetuesve, të arrestuarit “përzienin një masë cilësorë të vajit me një masë vaji jashtë parametrave'.

Gjatë hetimeve janë kryer 8 kontrolle njëkohësisht në Spanjë dhe Itali, të cilat kanë konkluduar me arrestimin e 11 personave.

Pesë nga inspektimet kanë ndodhur në fabrikat e mbushjes së naftës dhe magazinat në provincat e Ciudad Real, Jaén dhe Córdoba.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani