Njerëzimi drejt zhdukjes, asteroidi
do të godasë tokën

Njerëzimi drejt zhdukjes, asteroidi<br />do të godasë tokën
Toka është “në një rrezik të lartë” nga goditja e ndonjë asteroidi aq të madh sa mund të shkatërroj njerëzimin.

Ky është një paralajmërim nga European Space Agency, të cilët kanë folur në Ditën Ndërkombëtare të Asteroideve.

“Herët a vonë do të ndodhë… një impakt i madh a i vogël”, ka paralajmëruar Rolf Densing kreu i ESOC në Damrstad të Gjermanisë.

Ai thotë se “rreziku që toka të pësojë një ditë një goditje shkatërruese, është shumë i lartë” megjithatë kjo mund të mos ndodhë gjatë jetës sonë.

Ekspertët e hapësirës thonë se speciet tona “nuk janë gati të mbrojnë veten”, kundër një objekti që godet tokën. “Ne nuk kemi masa aktive për mbrojtjen planetare”, shtoi ai.

Shkencëtarët kanë menduar disa ide se si mund të mbrojmë planetin nga asteroidet, që nga shpërthimet bërthamore, avullimi me rreze lazer apo dhe të bllokuara nga një traktor hapësinor”. Por së pari duhet të shquajmë rrezikun.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?



×

Lajmi i fundit

Samiti në Moskë, mediat: Xi Jinping do të telefonojë Zelensky pasi të flasë me Putinin

Samiti në Moskë, mediat: Xi Jinping do të telefonojë Zelensky pasi të flasë me Putinin