Sot një nga katër viktimat e shkaktuar nga koronavirusi ishte edhe një 49-vjeçare nga Kruja, e cila qëndronte e intubuar prej një jave. Ajo quhet Florina Elbasani, ndërsa historia e saj tërhoqi vëmendjen, pasi fëmijët e saj dhe e motra i festuan ditëlindjen edhe pse ishte në koma.
Brenda spitalit infektiv ata i dërguan një buqetë me lule në të cilën kishte edhe një letër ku shkruhej: 'Edhe 100 e shtrenjta jonë'.
Burime të 'Report TV' hedhin poshtë atë që thuhet se ajo jetonte në kontenier, pasi ishte në një nga dy shtëpitë që ajo kishte. E para ishte dëmtuar nga tërmeti dhe për këtë arsye kishte lëvizur. Florina ishte gjithashtu nëna e pesë fëmijëve, tre djmeve dhe dy vajzave.
49-vjeçarja ka qenë punonjëse e një fasoneri në Krujë ku edhe mendohet se është infektuar.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi/ 21-vjeçarja viktima më e re në Shqipëri, 4 persona ndërrojnë jetë në 24 orët e fundit, 85 raste te reja, shefja e ISHSH-së dyshohet me COVID, shtrohet tek Sanatoriumi










