Njerëzit e korrupsionit dhe të lidhur me Lulzim Bashën që marrin tendera në Fier, a do ta dëgjojë SPAK thirrjen e Petro Koçit sot? 

Njerëzit e korrupsionit dhe të lidhur me Lulzim Bashën që marrin tendera në Fier, a do ta dëgjojë SPAK thirrjen e Petro Koçit sot? 

Petro Koçi, Bashkia Fier dhe SPAK

Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, Petro Koçi, artikuloi sot në një intervistë për Report Tv një mesazh të fortë për SPAK, teksa tha se njerëzit e trafikut të drogës dhe dhunës po marrin tendera në Fier, duke pastruar paratë e pista. Qëndrimi i Petro Koçit vjen në një kohë kur SPAK ka nisur të godasë abuzuesit me tendera, siç ishte arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe grupit të tij në Lushnje si dhe grupit në Ministrinë e Brendshme për aferën e tenderave të uniformave të policisë. Bashkia e Fierit drejtohet që nga viti 2015 nga Armando Subashi, përfaqësues i Partisë Socialiste dhe ish-deputet i kësaj force politike. Që nga viti 2015 në Bashkinë e Fierit janë zhvilluar rreth 1 300 tendera, me vlerë dhjetëra milionë euro.

Nga 1 300 tendera, rreth 100 tendera rezultojnë me flamur të kuq, që do të thotë se janë zhvilluar pa garë ose janë përjashtuar në bllok konkurrentët me ofertë më të ulët, përveç fituesit me ofertë më të lartë. Për rrjedhojë diferenca mes ofertës fituese dhe fondit limit është e papërfillshme. Procedura të tilla nuk janë të ndaluara me ligj, por nga ana tjetër mbartin një risk të madh për abuzim. Me flamur të kuq ishin edhe tenderi me vlerë 28 milionë USD për uniformat e policisë si dhe tenderi për kanalin e ujit në Lushnje, për të cilët SPAK arrestoi rreth 20 zyrtarë dhe biznesmenë. Në takimin që kryeministri Rama zhvilloi disa ditë më parë me kryebashkiakët, u kërkoi këtyre të fundit të ndalonin tenderat pa garë, ndryshme i paralajmëroi se do t’i denonconte në SPAK. 

Po kush janë njerëzit e dyshimtë që marrin tendera në Bashkinë e Lushnjes? Kompania ‘Sinani Trading’, e cila ka si objekt tregtimin e produkteve bujqësore, materialeve të ndërtimit, pesticide, karburanteve etj, ka marrë 16 tendera në Bashkinë e Fierit me vlerë 55 656 690 lekë, me garë dhe pa garë. Kompania është themeluar nga Shemsi Sinani në vitin 1995 me emrin “M.B Kurti”. Sinani është dënuar në korrik të vitit 2018 me 4 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për korrupsion me tendera me ish-drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto dhe zëvendësin i tij, Iljaz Labi, që të dy të arrestuar. Pas arrestimit, Sinani bëri dy lëvizje; i ndryshoi emrin kompanisë nga ‘M.B Kurti’ në ‘Sinani Trading’ si dhe e kaloi kompaninë në emër të të birit, Ledion Sinani.

Sot kjo kompani, me pronar Ledion Sinani vijon të marrë tendera me të njëjtin intensitet dhe 16 tendera i ka marrë vetëm në Bashkinë e Fierit. Në këtë bashki merr tendera edhe kompania ‘4 S’, me pronar Xhino Sinani, djali i Shemsi Sinanit, vëllai i Ledion Sinanin. Në disa procedura, dy vëllezërit bashkojnë kompaninë, të cilat kanë objekt të njëjtë. 

Ndërkaq, në Bashkinë e Fierit ka marrë tender edhe pronari i kompanisë “EURO-ALB”, Bujar Murati, i arrestuar disa ditë më parë nga SPAK për aferën me tenderin e kanalit të ujit me kryetarin e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe. Bujar Murati është arrestuar edhe në dhjetor të vitit 2009 për skandalin me tenderin e uniformave të policisë. Në atë kohë, mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, ndërsa kompaninë e kishte kaluar në emër të bashkëshortes Doriana Murati. Murati jo vetëm i shpëtoi dënimit, por në vitin 2014 kërkoi dëmshpërblim për burgun. Murati e kaloi sërish kompaninë në emrin e tij dhe vijoi të merrte fonde publike.

Kompania ‘Victoria Invest’, me administrator dhe ish-pronar Fatmir Kuçin, ka marrë gjithashtu tendera në Bashkinë e Fierit. Bashkia e Fierit deri në maj të këtij viti është pastruar pikërisht nga ‘Victoria Invest’, në bazë të një kontrate me vlerë 268 272 468 ose rreth 2.7 milionë USD, ndërkohë që fondi limit për këtë shërbim ka qenë 269 569 000 lekë. Tenderin e fundit kjo kompani e ka marrë në mars të këtij vitit, me vlerë 15 980 560 lekë, për ndërtimin së pikës së transferimit të mbetjeve urbane.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përdor një Benz luksoz, i cili është blerë pikërisht nga kompania “Victoria Invest” në vitin 2010. Atomjeti është blerë në Mynih më datë 21.06.2010 për 53 mijë e 697 euro. Basha nuk e ka deklaruar në ILDKPKI këtë makinë, duke krijuar dyshime të forta. Në rrethet politike dhe mediatike u ngritën dyshime se Basha mund të ketë marrë këtë makinë dhuratë, për të shuar protestën në Astir, pasi "Victoria Invest" po ndërtonte një pjesë të segmentit të unazës.

Ndërkaq, Fatmir Kuçi i lakuar për lidhje me Lulzim Bashën, figuron edhe sponsor i fushatave elektorale të Partisë Demokratike. Biznesmeni nga Elbasani u arrestua në vitin 2016 pasi goditi për vdekje (aksidentalisht) një turist rus të quajtur Denis Kaiumov, në plazhin e Livadhit, në Himarë. Kuçi po drejtonte një skaf pa siguracion dhe dokumentacionin përkatës. Fatmir Kuçi, njihet që prej vitit 1997 në Elbasan si person problematik pasi është përplasur me armë me disa prej grupeve kriminale në këtë qytet. Pak vite më vonë, vila e tij e ndërtuar në “Fushë-Mbret” të Elbasanit, është qëlluar me armë. Pa kaluar shumë kohë nga kjo ngjarje, personat që ishin të dyshuar për këtë ngjarje, janë vrarë disa vite më parë nga persona ende të paidentifikuar.

Kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, Kuçi fitonte tenderat e pastrimit të Tiranës. Pas largimit ë Bashës dhe ardhjes së Erion Veliajt në krye të Bashkisë, Fatmir Kuçi e humbi këtë shërbim. Por, megjithatë, arriti ta fitonte në Fier, edhe pse një bashki e drejtuar historikisht nga përfaqësues të PS-së. 17 tendera në Bashkinë e Fierit i ka marrë kompania A.G.A 1, e cila ka si objekt tregtimin e karburanteve. 50 % të aksioneve të kësaj kompanie janë blerë nga R. S. Kjo kompani, kryesisht i merr tenderat pa konkurrencë dhe me ofertë fituese pothuajse sa fondi limit. Edhe në rastet kur gara është zhvillohet në letra, sërish diferenca mes ofertës fituese dhe fondit limit është e papërfillshme.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babloku: 17/07/2021 20:22

    Ky ka ngel vet pa gje nga babloku Se ska mundsi qe kerkon spakun ne fier ku eshte ps ne pushtet

    Përgjigju
  • Redi: 17/07/2021 13:48

    Te gjitha "goditjet" e fuqishme te SPAK deri tani tregojne se korrupsioni ne Mimistrine e Brendshme, Drejtesi dhe Burgje, Bashkine Lushnje, etj etj, jane vetem maja e ajsbergut te mega korrupsionit kapje shtetibte Rames. Problemi eshte se te gjitha keto krime dhe hetime duket se kane nisur ne 2019 dhe jane finalizuar ne 2020, meqe me se shumti me pergjime telefoni jane kapur. Porse SPAK nuk i ka cuar ne gjykate e per rrjedhoje ti publikoje ne kohe. Por e ka bere pas zgjedhjeve, per te mos demtuar Ramen dhe banden e tij. Ky eshte treguesi real i korrupsionit. Se si manipulohet nga akiza ne davor te ekzekitivit dhe nje politike te qelbur.

    Përgjigju
  • Loni prej betoni: 16/07/2021 19:59

    O report tv nuk eshte halli atyre te bashes eshte qimes me reno camin,mandua e ka bere Bashkine fier vendin me.te korruptuar dhe te piste ne republikes,

    Përgjigju
  • Fieri: 16/07/2021 19:13

    Ik o petro ik ti nuk shef gruan tende qe pallohet lart e posht po merresh me politik ..ik se le nam

    Përgjigju
  • 111: 16/07/2021 19:04

    Po ne patos

    Përgjigju
  • Tosi: 16/07/2021 18:08

    Kesaj i thone te kesh dy...nje ta mbash e nje ta cash. Qe ky Petraqi ishte komplet delirant e servil e dinim por ne kete shlalle?!!! Vetem ne nje qeverisje utopike mund te flitet si flet ky:qeverisja lokale dhe qendrore u rrezikoka nga korrupsioni i opozites!!!

    Përgjigju
  • Ajet: 16/07/2021 18:01

    Hahaha keni " harruar " Ben Qimen"ortakun e kryetarit te bashkise Armando Subashi ose Ciancimino i Fierit. Ke njeri ne Fier qe nuk eshte ne djeni per kete ortakeri???

    Përgjigju
    • Fier4ever: 16/07/2021 18:41

      Ben qimja e ze me pllemba subashin dhe i jep urdhra.e ka ushtarin me te betuar.te gjithe e dine kush e komandon bashkine dhe fierin.Ben leshi se rruan as per ramen as per spak e per asgje se pasurine e ka ne emer te tjereve

  • Erisi: 16/07/2021 16:15

    Lat nam.po kujt po i plas k... per bashen qe nuk ka asgje ne dore.Tenderat i kane te majtet ne gjith shqiperine.petro koqi do te godase subashin e bashkise te kandidoj vet vitin tjeter prandaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'