Iu gjetën kanabis dhe sasi të mëdha parash! Dënohen 3 shqiptarë në Angli! Njëri inxhinier dhe tjetri ish-ushtarak! U zbuluan pasi u dhunuan nga disa persona
3 shqiptarët e arrestuar në Angli
ANGLI- Tre persona janë arrestuar pasi u zbuluan se kishin një sasi droge me vlerë prej 300,000 paundsh dhe një sasi parash pas një sulmi nga persona të maskuar dhe të armatosur.
Shqiptarët e arrestuar janë Glen Xhaferri, 26 vjeç, i cili ishte i goditur dhe me mavijosje , Redjon Murati, 28 dhe Anis Plauku, 29 vjeç.
Policia fillimisht gjeti makinën e tyre të braktisur, në të cilën ndodheshin mijëra paund.
Pas kësaj,u kontrollua shtëpia e tyre në Bradford ku u gjet një sasi droge me vlerë mbi 150,000 paund dhe pajisje anti-spiunazh.
Xhaferri, një i diplomuar për inxhinieri dhe Plauku, një ish-ushtarak i Forcave të Armatosura shqiptare, i cili ka shërbyer edhe në Afganistan u dënuan me tre vite burg. Ndërsa Murati u dënua më shumë se dy vjet në Gjykatën e Bradford Crown të enjten raportojnë mediat britanike.
Pasi u dhunuan nga disa persona, ata shkuan në spital në Bradford më 27 shkurt. Plauku pësoi një thyerje të kafkës, Xhaferri kishte prerje në kokë dhe hundë dhe Murati mori një plagë të thellë në kyçin e dorës.
Gjatë kontrollit, Policia gjeti një Audi A5 të braktisur që i përkiste 3 shqiptarëve, dhe ndodhej pranë spitalit ku ata ishin. Ajo gjeti atje 84,000 £ në një çantë të zezë në sediljet e pasme.
Tre të pandehurit u arrestuan më pas dhe oficerët shkuan për të kontrolluar shtëpinë ku ata jetonin në Queensbury, u gjet 16 kg kanabis me vlerë prej 151,710 paund dhe si dhe 35,000 paund kesh në një dollap.
Sendet e tjera të gjetura përfshijnë një detektor anti-spiunazh, 1000 euro, telefona celularë dhe 240 £.
Kur u pyetën pas arrestimit, Xhaferri deklaroi se nuk dinte gjë për paratë dhe nuk komentoi për kanabisin. Të njëjtën gjë tha edhe Murati i cili shtoi se flinte në sallon dhe dy të tjerët përdornin dhomat e gjumit. Të dy, Xhaferri dhe Plauku u dënuan me tre vjet ndërsa Murati u dënua me 27 muaj për aktivitetin e paligjshëm të posedimit të drogës dhe shpërndarjes së saj.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet shqiptarja në Londër! Shkoi në protestat pro-Palestinës, dëmtoi kompaninë izraelite të armëve
23 Nëntor, 17:27
-
BOKS/ Londra ‘vishet’ kuqezi, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa fitojnë me ‘K.O.’
23 Nëntor, 15:25
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
Kështjella në Windsor bie pre e grabitësve, familja mbretërore në panik
18 Nëntor, 15:21
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Ekskluzive/ 4 shqiptarët ‘kokat’ e grupit të drogës, SPAK i kishte në vëzhgim! Kokaina vinte edhe nga Brazili! Hetime nëse vilën te ‘Kodra e Diellit 2’ e morën me qira apo e kishin në pronësi
17 Nëntor, 09:45
-
Iu gjet një arsenal me armë në makinë, dënohet me 14 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)
16 Nëntor, 15:33
-
Angli/ Pjesë e një rrjeti të shitjes së kokainës, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në total! Kthyen banesën në bazë droge (EMRA+VIDEO)
15 Nëntor, 21:49
-
Kate Middleton u rikthehet zyrtarisht detyrave mbretërore për Krishtlindje
14 Nëntor, 19:28
-
VIDEO/ Skandal në Premier League, arbitri filmohet duke thithur pluhur të bardhë gjatë Euro 2024! Dyshohet kokainë
14 Nëntor, 11:09
-
Jep dorëheqjen kryepeshkopi i Kishës Angleze, mbrojti mikun e tij që abuzoi seksualisht me qindra fëmijë
12 Nëntor, 15:44