Të riut më parë i ishte hequr edhe një tumor që nuk lejonte bllokimin e zgjatjes.
I lindur në Mardin të Turqisë, Kosen ka qënë një fëmijë shumë normal deri në moshën 10-vjeçare. Më pas u shfaq sëmundja që e ktheu në gjigand e falë të cilës (ose për faj të) emri i tij hyri në librin e rekordeve Guinness.
Popullariteti dhe autografet janë asgjë në krahasim me problemet që duhet të përballojë. Pas rekordit të tij fshihet një histori mjaft e trishtë: ai nuk ka pasur asnjëherë një jetë që të mund të quhet normale. Pak kohë më parë ishte ankuar se nuk arrinte të gjente një automjet në të cilën të hynte normalisht dhe, problem akoma dhe më i madh, një të dashur. Gratë kanë frikë nga gjigandët”, kishte thënë.
(im/shqiptarja.com)
